Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-kolegut të tij, Gerti Bogdani.
Postimi i Salianjit
E pabesueshme, kjo ikje pa kohë Gert!
Tronditës lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta i mikut dhe ish-kolegut Gerti Bogdani.
Një nga djemtë më të mirë në Partinë Demokratike, një nga të rinjtë më energjik dhe kontributor i palodhur që nga Forumi Rinor dhe deri në Parlamentin e Shqipërisë!
Ngushëllime të sinqerta Edlirës, familjes dhe miqve! Prehu në paqe Gerti!