Kim Kardashian ka zbuluar se fëmijët e saj përpiqen të bëjnë “në mënyrë të fshehtë” takime romantike për të.
Gjatë një paraqitje në The Tonight Show me protagonist Jimmy Fallon, prezantuesi e pyeti yllin e televizionit real nëse ajo po takohet me ndonjë person. Kim konfirmoi se është beqare, e se ende nuk është gati të rikthehet në skenën e takimeve.
“Është shumë qesharake sepse fëmijët e mi përpiqen të më takojnë me meshkuj. Ata janë gati tani, por unë nuk jam.
Ata janë kaq të veçantë, bëjnë lista. Saint dëshiron që unë të jem me ndonjë basketbollist apo futbollist. Dhe unë them: Ah sikur ta dinit. Ata kanë lista dhe përpiqen të më krijojnë takime’