InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Show Biz

E vërteta është ajo e ndarjes! Zbardhet kërkesa monetare e Xhensila Myrtezajt për Bes Kallakun në gjyq

7 Gusht, 2024
in Show Biz
A A
E vërteta është ajo e ndarjes! Zbardhet kërkesa monetare e Xhensila Myrtezajt për Bes Kallakun në gjyq

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku ishin një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Por, këngëtarja dhe aktori i humorit, prindër të dy fëmijëve Ajka e Amen, i dhanë fund martesës së tyre disa-vjeçare pak pas ardhjes në jetë të djalit, duke bërë kërkesë për divorc.

Megjithatë ish-çifti i famshëm kanë publikuar disa imazhe në rrjetin social Instagram që kanë nxitur thashethemet për një rikthim të tyre. Xhensila Myrtezaj ka postuar foto duke luajtur në rërë në plazh së bashku me dy fëmijët, ndërsa kujdeset që të mos i zbulojë imazhin. Ndërsa Bes Kallaku, gjithashtu, ka postuar një foto me Ajkën ku shihen me pushime së bashku. “Të du o Ajk!”, shkruan aktori krahas imazhit, teksa vajza qëndron mbi kraharorin e tij.

E vërteta është ajo e ndarjes! Zbardhet kërkesa monetare e

Ndaj ndjekësit kanë ngritur menjëherë dyshime se Besi dhe Xhensila kanë zgjedhur të bëjnë pushime bashkë me fëmijët e tyre. Megjithatë ende s’ka një reagim nga ana e ish-çiftit, për të pohuar ose mohuar thashethemet. Por teksa ish-çifti ka zgjedhur të heshtë, burime pranë tyre pranuan se ribashkimi nuk është më një opsion mes tyre. Dyshja prej kohësh tashmë ka ndarë rrugët dhe mundësitë për një ribashkim nuk ekzistojnë.

E vërteta është ajo e ndarjes! Zbardhet kërkesa monetare e

Fotot nga pushimet, i përkasin periudhave të ndryshme, ndaj edhe në rrjet është menduar se Besi dhe Xhensila janë duke i bërë pushimet së bashku. Të dy tashmë kanë vijuar me jetët e tyre, duke kaluar një ndarje jo të lehtë pas më shumë se 10 vitesh që ishin së bashku. Ishte pikërisht ditëlindja e Ajkës, rreth një muaj më parë, që zbuloi edhe njëherë sesa e vështirë ishte divorci i dy artistëve. Besi u komentua shumë për dedikimin që i kishte bërë vajzës së tij, pasi dukej mjaft emocionues dhe prekës. Mirëpo nuk mungoi as urimi i Xhensilës.

Në një postim që ajo kishte bërë në Instagram për të bijën shkruante: “Ti je muzika më e bukur e jetës sime. Edhe 100 dashuri hyjnore. Ti dhe Zoti e di që mama bën për ty gjithçka, jo me fjalë, por me vepra. Jetoj vetëm për ty…”.

E vërteta është ajo e ndarjes! Zbardhet kërkesa monetare e

Këto fjalë u panë si një thumbim për Bes Kallakun duke qenë se çifti e kanë ndërprerë lidhjen e tyre dhe fëmijët janë e vetmja gjë që i bashkon. Aktori i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj i kanë ndarë rrugët e jetës, pasi ata janë në proces divorci dhe çështja e tyre tashmë është në gjykatë. Në lidhje me këtë proces gjyqësor janë zbuluar të tjera detaje, ku ndër të tjera mësohet se aktori dhe këngëtarja para se të shkonin në gjykatë, kanë tentuar që martesës së tyre t’i japin fund me marrëveshje, pa qenë nevoja për beteja ligjore.

Por në momente të fundit, aktori Bes Kallaku ka kërkuar që këngëtarja të heqë dorë nga pasuria e çiftit, gjë që nuk është pranuar prej saj. Burime bëjnë me dije se pas këtij ‘ndryshimi’ në moment të fundit, këngëtarja i është drejtuar gjykatës me një padi për divorc, e po ashtu ka bërë edhe aktori. Gjykata ua ka kthyer të dyve padinë, Xhensilës për shkak se nuk e kishte firmosur ajo, por kishte autorizuar avokaten e saj, e po ashtu për arsye procedurale i është kthyer edhe Besit.

E vërteta është ajo e ndarjes! Zbardhet kërkesa monetare e

Dyshja e kanë ridorëzuar padinë, këtë herë të plotësuar sipas kërkesave dhe procedurave, duke pritur një datë për caktimin e seancës. Mësohet se të dyja këto padi për divorc do të bashkohen tek e njëjta gjyqtare, dhe do të caktohet një datë për të zhvilluar seancën, ku palët do të ngrenë pretendimet e tyre për pasurinë dhe të tjera detaje që rrjedhin pas ndarjes. Ndarja e çiftit të njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është prej kohësh në qendër të vëmendjes.

E vërteta është ajo e ndarjes! Zbardhet kërkesa monetare e

Burime nga gjykata e Tiranës bëjnë me dije detaje të tjera nga padia e këngëtares, e cila jo vetëm kërkon që divorci të kryhet pa faj, por, gjithashtu, kërkon lënie për edukim dhe rritje të fëmijëve si edhe pension ushqimor prej 150 mijë lekë të vjetra për dy të miturit. Gjyqtarja e çështjes Adelajda Gjuzi nuk ka caktuar ende datën e procesit të divorcit mes çiftit të njohur, pasi e ktheu padinë pas për plotë sime shtesë, sepse nuk ishte e firmosur. /Panorama/

Të Lidhura

Çfarë bën Luizi kur Kiara Tito është në Portokalli dhe kush kujdeset për Lunën? Ja si përgjigjet moderatoja
Show Biz

Çfarë bën Luizi kur Kiara Tito është në Portokalli dhe kush kujdeset për Lunën? Ja si përgjigjet moderatoja

15 Tetor, 2025
Olta Gixhari tregon për herë të parë çfarë ka ndodhur me syrin e saj: Po kaloj një problem shëndetësor
Show Biz

Olta Gixhari tregon për herë të parë çfarë ka ndodhur me syrin e saj: Po kaloj një problem shëndetësor

14 Tetor, 2025
Dalin PAMJET nga ceremonia e dasmës magjike/ Princ Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë dashurinë në martesë
Show Biz

Dalin PAMJET nga ceremonia e dasmës magjike/ Princ Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë dashurinë në martesë

12 Tetor, 2025
Albana Bejko zbulon të vërtetën e përndjekjes nga mjeku psikiatër: Kam marrë…
Show Biz

Albana Bejko zbulon të vërtetën e përndjekjes nga mjeku psikiatër: Kam marrë…

8 Tetor, 2025
“Kur u ndava, u tregova e sinqertë me vajzën”/ Sara Hoxha flet për raportin me Ledrin: Lidhja e tij me Xhensilën? Dua që të …
Show Biz

“Kur u ndava, u tregova e sinqertë me vajzën”/ Sara Hoxha flet për raportin me Ledrin: Lidhja e tij me Xhensilën? Dua që të …

4 Tetor, 2025
Parashqevi Simaku reagon ndaj akuzave: Publiku im më njeh, shpifjet nuk më ndalin
Show Biz

Parashqevi Simaku reagon ndaj akuzave: Publiku im më njeh, shpifjet nuk më ndalin

1 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Protesta për ish-krerët e UÇK, Robert Ndrenika: Shqiptarët të bashkuar, siç ju ka hije, përgjigje për ata që i fryjnë zjarrit të ndasisë
Aktualitet

Protesta për ish-krerët e UÇK, Robert Ndrenika: Shqiptarët të bashkuar, siç ju ka hije, përgjigje për ata që i fryjnë zjarrit të ndasisë

18 Tetor, 2025

Vitamina që duhet të konsumoni për të eliminuar yndyrën e akumuluar
Të ndryshme

Vitamina që duhet të konsumoni për të eliminuar yndyrën e akumuluar

18 Tetor, 2025

Ndahet nga jeta mjeku i njohur Ahmet Hoxhallari, një nga kirurgët e njohur të spitalit të Korçës
Aktualitet

Ndahet nga jeta mjeku i njohur Ahmet Hoxhallari, një nga kirurgët e njohur të spitalit të Korçës

17 Tetor, 2025

Zbuloni ushqimet më të mira kundër simptomave të reumatizmit
Të ndryshme

Zbuloni ushqimet më të mira kundër simptomave të reumatizmit

17 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com