Është Shpetim Axhami, Kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit që ka reaguar ashpër për çështjen e Reformës Zgjedhore.
Kreu Legalist e stigmatizon si: “…gënjeshtër, jo reformë afatgjatë e me standarte, reformë interesash, me dakortësi të heshtur, e turpshme dhe e lënë qëllimisht për në minutat të fundit!”
Reagimi i plotë i Axhamit:
Dështim i radhës!
“Reforma Zgjedhore” gënjeshtër, jo reformë afatgjatë e me standarte, reformë interesash, me dakortësi të heshtur, e turpshme dhe e lënë qëllimisht për në minutat të fundit!
Çdo gjë u zvarrit qëllimisht për tre vjet, komision pas komisioni me “debate” shterpë hidh e prit.
-Konkretisht nuk ka një draft propozim të përbashët.
-Nuk ndryshon sistemi zgjedhor, mbetet sistem i mbyllur me 12 rajone, humbet barazia e votës dhe vështirësohet përkthimi i votës në mandate, kjo e qëllimshme dhe në interes të dakortësuar PS-PD.
-Lista e kandidatëve nuk hapet plotësisht por vetëm 2/3 pjesa e parë 1/3 e tyre ende pronë e kryetarokracisë, ndyshe vasaliteti ndaj tyre merrte fund.
– Koalicionet parazgjedhore nuk u pronuan nga mazhoranca dhe opozita nuk këmbënguli si duhej.
-Hi syve emigrantëve për votën e tyre , vështirë mundësimi për tu regjistruar, votuar dhe i dyshimtë numërimi i votave të tyre.
-Nuk ka qartësi, duke pritur dhe rezolutën e parlamentit, në lidhje me çertifikimin për pastertinë e figurës, si jo bashkëpunëtor i ish-sigurimit, për çdo kandidat pretendues.
Meqenëse si edhe duket është paravendosur për të shkuar me këto rregulla loje jo të barabarta në zgjedhjet e ardhshmë, çdo parti politike që penalizohet prej kësaj të ashtëquajure “Reformë Zgjedhore” duhet të unifikojnë qëndrimet dhe aksionin e tyre politik në lidhje me këtë çeshtje dhe vështirësitë që ju dalin prej saj në të ardhmen.