Prokuroria e Posaçme ka lëshuar disa urdhër arreste, lidhur me hetimet që po zhvillohen për inceneratorin e Tiranës.
Bëhet me dije se deri tani janë 6 urdhër arreste për disa persona, mes të cilëve: Dashamir Ymeraj, Denisa Tollkuçi, Endrit Habilaj, Renardo Nallbani dhe Ilir Dedja.
Po ashtu, urdhër-arreste janë lëshuar edhe për tre shtetas të huaj.
Por deri në këto momente nuk është ekzekutuar asnjë prej urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK.
Kujtojmë se në Gusht të vitit të kaluar, Inceneratori i Tiranës u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.










