Partia Lëvizja e Legalitetit.
Partia Lëvizja e Legalitetit ju bën thirrje të gjithë legalistëve dhe gjithë shqiptarëve;
Të gjithë të bashkuar të marrim pjesë në protestën opozitare të datës 11 Korrik 2024, ora 20.00 përballë Kryeministrisë.
-Për të i thënë Jo kësaj lloj qeverisje, opozita e egziston dhe është e fortë sepse shoqëria jonë është e lirë, europiane, demokratike dhe nuk pranon e meriton një qeverisje të tillë.
-Për një shtet e komb dinjitoz, shoqëri Euro-Atlantike, sot vend i NATO-s nesër integruar në BE.
-Për të qenë krenar për vendin ku jetojmë, me nivel ekonomik dhe pa korrupsion ku respektohet e drejta e votës e para ligjit të gjithë të jemi të barabartë.
-Për të i thënë fund shpopullimit e zbrazjes së vendit duke forcuar institucionin e familjes.
-Për të respektuar të drejtën e pronës duke i dhënë fund zhvatjes së saj prej pushtetarëve si edhe po ndodh.
-Për një ekonomi tregu të lirë ku oligopolet të mos të bëhen përcaktues çmimesh dhe komandues të tregut në kurriz të qytetarëve.
-Për një sistem arsimor e shëndetësor cilësor dhe sa më afër qytetarëve ku rendi e qetësia të jenë primare.
TË GJITHË TË BASHKUAR, KOHA PËR NE!
Tiranë, më datë11/07/2024 ora 20.00 përballë Kryeministrisë.