Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Raportohet se në pranga kanë rënë dhe dy persona të tjerë.
Sipas informacioneve paraprake behet fjale per abuzimet me donacionet e huaja. Lidhur me këtë dosje pak muaj më parë u zhvilluan disa kontrolle në disa biznese.
Theksojmë se SPAK vendosi ish-ministrin nën akuzë më 18 Mars, 2024, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, lidhur me koncensionin prej 100 milionë euro për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale në spitalet shtetërore.
Ish-ministri socialist i shëndetësisë, Ilir Beqaj, ishte prej shumë muajsh me statusin e personit nën hetim dhe paraqitej çdo të premte në Prokurorinë e Posaçme.
Për dosjen sterilizimit janë marrë të pandehur edhe 8 persona të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj, të dy në pranga që prej Gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.