Nick Abbott është emëruar ambasadori i ri i britanisë në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë me dije sot ambasada britanike në Tiranë, përmes një njoftimi në rrjete sociale, duke theksuar se diplomati do të nisë punën në muajin Shtator.
Ndërkohë më herët, Abbot ka mbajtur postin e ambasadorit në Prishtinë për përiudhën 2019-2024.
“Nick Abbott është emëruar Ambasador i Madhërisë së Tij në Shqipëri. Të gjithë ne në ambasadë mezi presin ta përshëndesin në shtator 2024. Ai ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë.”, njofton ambasada britanike në Tiranë.
Abbot do të pasojë ambasadorin Alastair King-Smith.