Poeti i mirënjohur, Agim Doçi mbulli sytë mëngjesin e sotë, duke u larguar përgjithmonë nga jeta, e duke lënë një zbarzti në familje, shoqëri dhe botën e artistike.
Prej disa ditësh ai ndodhej në gjendje të rëndë në reanimacion, pasi kishte pësuar ishemi cerebrale dhe fatkeqësisht nuk arriti ta mposhte sëmundjen.
Ndonëse u nda nga jeta parakohe dhe krejt papritur, Agim Doçi la pas një serë veprash, tekste, të cilat janë kënduar nga ikona të muzikës shqiptare dhe janë trashëguar brez pas brezi.
![PROFIL/ AGIM DOÇI, poeti i njohur i këngëve shqipe, fitues i](https://cdnimpuls.com/liberale.al/media3/-900-0-1719219646x640-0-6676b5f845e80-321.png)
Një ndër këto tekste, shkruatr prej tij është kënga kushtuar Kosovës, “A vritet pafajësia” e kënduar nga Leonora Jakupi.
Këngë kjo e cila doli gjatë luftës së Kosovës dhe ka në thelb luftën dhe gjenocidin serb ndaj shqiptarëve. Asokohe këngëtarja ia dedikoj këngën babait të saj që ishte pjesëtar i UÇK dhe vdiq gjatë luftës.
![PROFIL/ AGIM DOÇI, poeti i njohur i këngëve shqipe, fitues i](https://cdnimpuls.com/liberale.al/media3/-900-0-1719219657x448991813-1018494326312463-2066075551705586574-n-953.jpg)
“Mos ja prishni lumturinë” kënduar nga e madhja Parashqevi Simaku është një tjetër tekst që mban “vulën” e Agim Doçit si tekstshkrues.
Gjithashtu “Nata” e kënduar nga Aurela Gaçe ka si autor teksti poetin 76-vjeçar.
Agim Doçi ka lindur më 9 Maj 1948. Është një poet dhe autor këngësh shumë i njohur shqiptar. Ai u arsimua në Shkodër deri në gjimnaz dhe ka vazhduar më pas studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike.
Ka punuar si inxhinier në Montimet Industriale duke marrë pjesë në shumë objekte të rëndësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë etj. Në vitet e fundit të ’80 ka punuar pranë Kombinatit të Drurit “Misto Mame” si kryeinxhinier për energjinë. Në 1989 dënohet duke u caktuar të punojë me tre turne në fabriken e letër-kartonit. Përfshihet në lëvizjet e dhjetorit 1990.
![PROFIL/ AGIM DOÇI, poeti i njohur i këngëve shqipe, fitues i](https://cdnimpuls.com/liberale.al/media3/-900-0-1719219667xhqdefault-433.jpg)
Doçi është autor i shumë teksteve të këngëve shqipëtare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës./ Përgatiti Liberale.al