Ambasada e SHBA-së në Tiranë i ka uruar fitore Kombëtares Shqiptare të Futbollit në Euro 2024.
Kur pak orë na ndajnë nga ndeshja me Italinë, në Dortmund, ambasada shkruan se “Miqtë tuaj në Ambasadën e SHBA në Tiranë ju mbështesin sonte”.
“Suksese Kombëtares Shqiptare të Futbollit në Euro 2024! Miqtë tuaj në Ambasadën e SHBA në Tiranë ju mbështesin sonte! Forca Shqipëria”, uron ambasada në “Instagram”.
![](https://infopressalbania.com/wp-content/uploads/2024/06/IMG_9392-824x1024.jpeg)