Mbrëmja e sotme pritet të jetë me shumë surpriza që do të mbahen mend gjatë, pasi do të jetë mbrëmja që do të shpallet fituesi i edicionit të tretë të “BBV3”.
Rikujtojmë që 5 finalistët për mbrëmjen e nesërme janë: Romeo, Juli, Egla, Heidi dhe Meritoni, të cilët janë pretendentë për çmimin e madh.
Teksa ka krijuar një pyetësor, Lori Hoxha ka marrë një pyetje prej ndjekësve, lidhur me fituesin e këtij edicioni.
“Kush është fituesi i “BBV3” për ty?”- u pyet ajo. “Top Channel dhe e gjithë skuadra që krijon magji për hir të të krijuarit magji!”- u përgjigj Lori duke mos specifikuar asnjë emër.
![Pak orë para NATËS SË MADHE, kush është fituesi i](https://cdnimpuls.com/liberale.al/media3/-900-0-1716624927x687930a7-d8da-40a8-b572-d4137e6341ee-300x529-1-319.jpeg)