InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Është lehtë të krijohet një fëmijë, por është vështirë të formohet një personalitet.

25 Maj, 2024
in Opinione
A A
Është lehtë të krijohet një fëmijë, por është vështirë të formohet një personalitet.

Nga Denada DAPELLARI

Çdo 1 qershor shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, e kjo ditë gjen Shqipërine me statistika jo aq të mira sa i takon respektimit të të drejtave të fëmijëve. Këtu kemi parasysh fatin e mijëra e mijëra fëmijëve që detyrohen të punojnë pa mbushur moshën në punë të ndryshme për të nxjerrë bukën e gojës së tyre dhe të familjes. Pa harruar statistikat në rritje të fëimijëve që kanë qenë viktima të ndëshkimit fizik apo psikik.

A po dështojnë prindërit bashkëkohorë në formimin e personalitetit te fëmijët e tyre? Njerëz, jo në kuptimin biologjik të qenies, por në kuptimin kulturor të njerëzores. Në një botë të deformimit të vlerave, ku Zoti, solidariteti, humaniteti, dituria, drejtësia, mëshira, empatia dhe familja janë iluzione, njerëzimi është larg njerëzores. Prandaj në epokën moderne njerëzimi e ka të vështirë ta kalojë testin e njerëzores.

Përtej datës së sotme, nevoja për të patur një mekanizëm më operacional në funksion të përmirësimit të këtyre treguesve është emergjente dhe kërkon jo vetëm sensibilizime, por masa dhe strategji konkrete.

Rritja e nivelit të dhunës mes nxënësve nëpër shkollat e vendit është një anë tjetër e problemit madhor që kemi në inkoporimin e një sistemi që synon nxitjen e dijeve dhe të të nxënit tek fëmijët dhe që i mban larg këta nga faktorë që stimulojnë dhunën.

Herë pas here, në rrjete sociale kanë qarkulluar video-incizime të ndryshme, ku një grup nxënësish rrihnin brutalisht një nxënës tjetërapo grupe që nxënësish përfshihen në veprime të dhunshme. Të gjitha këto janë këmbanë alarmi për cdonjërin prej nesh, qoftë mësues, prindër apo dhe pjesëtar të shoqërisë për të qenë në bashkëveprim dhe për të adaptuar një sistem efikas që i mban fëmijët larg cdo lloj forme të dhunës, e cila shfaqet në mënyra dhe situata të ndryshme.

Përveç dhunës fizike, kohët e fundit po raportohen shumë raste të dhunës seksuale me fëmijët, dhe kjo përbën rënien totale të sistemit të vlerave morale të një shoqërie.

Sigurisht që në një situatë të tillë, përgjegjës jemi të gjithë ne, pasi kemi lejuar të shkëputet hallka e ndëvrprimit dhe më esencialja është mjedisi familjar, modeli prindërues dhe faktorët e edukimit të gabuar të prindërve që të përfshirë në rrjedhën e hovshme të zhvillimeve dinamike, kanë harruar imponiar një prindërim me sens të gabuar për edukimin e fëmijëve.

Mungesa e interesimit për fëmijët vërehet në shkollë, ku disa prindër nuk interesohen për rezultatin e fëmijës të tyre, nuk vijnë në mbledhjet e thirrura nga kujdestarët e klasave, nuk konsultohen fare, nuk shqetësohen nëse fëmija i tyre mungon pa arsye, nëse ndaj fëmijës së tyre ka ankesa nga ndonjë nxënës apo mësimdhënës, nëse fëmija ankohet për ndonjë nxënës apo mësimdhënës. Pra, nuk interesohen për kontinuitetin e zhvillimit psiko-emocional dhe kulturor të fëmijës në shkollë.

Një prind që nuk e dërgon kurrë fëmijën e tij në bibliotekë, librari apo panair të librit, që nuk e dërgon në teatër, që nuk e dërgon ta vizitojë ndonjë objekt të trashëgimisë kulturore, galeri, muze apo objekt fetar, që nuk i ofron ndonjë dokumentar informues dhe edukues, që nuk e urdhëron në të mirë apo nuk e ndalon nga e keqja, që nuk i intereson se me kënd dhe ku po shoqërohet, se si po i shfrytëzon të drejtat, kohën, paratë, hapësirën, se si sillet dhe komunikon në rrugë, market, qendra tregtare e parqe, që nuk ia mëson vlerën e empatisë, tolerancës, korrektësisë, përgjegjësisë, vetërespektit e devotshmërisë, nuk ka arsye morale të ankohet nëse fëmija i tij përfshihet dhe viktimizohet në ndonjë dukuri socio-patologjike, e sidomos kur kanë fëmijë që tipologjikisht janë energjikë, euforikë dhe hiperaktivë, të cilët meritojnë më shumë kujdes, trajtim dhe edukim.

Ndaj dhe sot, në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, do doja të ndalesha në apelin tim, drejtuar prindërve dhe edukatorëve të cdo niveli arsimor, për një vëmendje më të madhe në drejtim të të ardhmes së vendit, e cila përmes trysnisë së zhvillimeve kaotike dhe trendit të një shoqërie që shkapërdahet në justifikime harresash dhe mosgjetje kohe për fëmijët e tyre, të gjenë kohë dhe të ndihmojnë fëmijët e tyre në përjetimin e fëmijërisë pasi emocioni fëmijëror është i papërsëritshëm dhe ndihmon në rritjen e tyre si qënie të socializuara.

Të Lidhura

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026
Nga pronarë në “posedues”/Paradoksi i “Paketës së Maleve”
Opinione

Nga pronarë në “posedues”/Paradoksi i “Paketës së Maleve”

6 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Trump: SHBA-të i bënë botës një nder duke nisur luftën kundër Iranit
Bota

Trump: SHBA-të i bënë botës një nder duke nisur luftën kundër Iranit

8 Mars, 2026

Një politikë që vendos taksa për teknologjinë dhe shpërblen informalitetin
Aktualitet

Një politikë që vendos taksa për teknologjinë dhe shpërblen informalitetin

7 Mars, 2026

Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset e prekura nga rritja e pagës minimale
Aktualitet

Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset e prekura nga rritja e pagës minimale

7 Mars, 2026

Irani paralajmëron sërish Evropën: Vendet që përfshihen në luftë do të jenë objektiva legjitime
Bota

Irani paralajmëron sërish Evropën: Vendet që përfshihen në luftë do të jenë objektiva legjitime

7 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com