InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Revista franceze fton turistët: Shqipëria, thesar i fshehur në Mesdhe

29 Mars, 2024
in Artikuj
A A
Revista franceze fton turistët: Shqipëria, thesar i fshehur në Mesdhe

Dëshironi të bëni zbulime të reja? Magjepsuni nga pasuritë historike dhe kulturore të Shqipërisë, shkruan revista franceze e udhëtimeve “Voyage Privé”. Eksploroni peizazhet e saj ende të virgjëra, vizitoni vendet arkeologjike të zhytura në histori dhe ndihuni të përkëdhelur nga vendasit mikpritës…

E hapur plotësisht me botën, Shqipëria është një vend mesdhetar me një të kaluar të pasur për t’u zbuluar përpara se ky territor të kthehet në një destinacion ultra-turistik. Shqipëria ju ofron mundësinë të përjetoni një aventurë të paharrueshme dhe të zbuloni thesare ende të panjohura për publikun e gjerë.

Mirë se vini në zemrën magjepsëse të Ballkanit, ku antikiteti ndërthuret me peizazhe që të lënë pa frymë dhe kulturën e gjallë vendase.

Udhëtimi në Shqipëri do t’ju japë mundësinë të zbuloni bukuritë e një perlë të fshehur të Mesdheut. Eksploroni Durrësin, një qytet i bukur bregdetar, shëtisni në rrugët e Beratit, “qyteti i një mijë dritareve”, pushoni në Ksamil dhe shijoni atmosferën e gjallë të Sarandës.

Një aventurë e paharrueshme ju pret në Shqipëri! Më poshtë ju rekomandojmë vendet kryesore që duhet të vizitoni me patjetër gjatë udhëtimit tuaj në Shqipëri. Ne e provuam dhe na pëlqeu!

Dita e parë: Mbërritja në Tiranë – Durrës

Mbërritja në Tiranë. Merrni një makinë me qira nga aeroporti dhe akomodohuni në qytetin bregdetar të Durrësit.

Dita e dytë: Durrës – Apolloni – Vlorë

Vizitoni qytetin e Durrësit, qyteti port më i madh në Shqipëri. Në shekullin II p.e.s. në këtë qytet u ndërtua amfiteatri më i madh në Gadishullin Ballkanik. Vizitoni amfiteatrin e mrekullueshëm romak dhe kullën veneciane dhe shëtisni përgjatë mureve bizantine të qytetit.

Gjithashtu zbuloni mbetjet antike të shumë vendeve historike si zona arkeologjike e Apollonisë. Më shumë se 2500 vjet më parë, grekët krijuan një koloni atje për nder të Apollonit. Gjithashtu bëni një udhëtim në Vlorë, një qytet port në jug të Shqipërisë, i vendosur në ngushticën e Otrantos, vendi më i ngushtë në detin Adriatik.

Dita e tretë: Vlorë – Parku Kombëtar Llogara – Sarandë

Ju mund të largoheni nga Vlora nëpërmjet rrugës piktoreske bregdetare që kalon në jug përgjatë Rivierës Shqiptare. Një peizazh unik ju pret në Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Rrugës për në Sarandë, ju rekomandojmë të ndaloni në Himarë, një perlë e vërtetë e Shqipërisë së Jugut. Shijoni gatimet tradicionale si byreku, qoftet dhe frutat e detit te fresketa, një kuzhine e shijshme me ndikime mesdhetare dhe ballkanike!

Ju mund të shijoni peshkun e sapokapur pikërisht në buzë të detit! Në gadishullin e Porto Palermos, ju rekomandojmë një ndalesë për të eksploruar dhe fotografuar kështjellën trekëndore të Ali Pashës. Më pas vazhdoni udhëtimin drejt qytetit bregdetar, Sarandë.

Dita katërt: Sarandë – Butrint – Ksamil – Sarandë

Vizitoni Butrintin, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Gjatë gërmimeve janë zbuluar shumë ndërtesa antike. Disa prej tyre janë ende të ruajtura çuditërisht mirë. Një mozaik i mrekullueshëm me ngjyra në pagëzim tregon dy pallonj dhe një vazo me rrush.

Gjatë kthimit në Sarandë, ndaloni në një fermë alternative organike aty pranë. Ju do të keni mundësi të vlerësoni cilësinë e produkteve organike. Gjithashtu bëni një ndalesë të shkurtër në Ksmail dhe kthehuni në Sarandë.

Dita e pestë: Sarandë – Berat – Tiranë

Vizitoni ‘qytetin e një mijë dritareve’, Beratin dhe kalanë e tij, ende të banuar, të renditur në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Shëtisni në rrugët e qytetit, një vend magjepsës me arkitekturën otomane të ruajtur mirë. Kthimi në kryeqytet bëhet nëpërmjet Elbasanit, përgjatë rrugës antike romake “Via Egnatia”.

Dita e gjashtë: Tiranë – Udhëtimi i kthimit

Nëse keni ende kohë përpara fluturimit, ju rekomandojmë të bëni një turne në kryeqytetin shqiptar. Vizitoni Tiranën, kryeqytetin evropian që ofron një atmosferë të gjallë me kafenetë, restorantet, muzetë dhe jetën e natës.

Gjithashtu njihuni me Muzeun Historik, Sheshin Skënderbej me ndërtesat e stilit italian dhe ish-rezidencën zyrtare të Enver Hoxhës.

Të Lidhura

Rëndësia dhe zbatimi i elementeve socialë në zhvillimin e empatisë në shkolla
Artikuj

Rëndësia dhe zbatimi i elementeve socialë në zhvillimin e empatisë në shkolla

2 Tetor, 2025
A është Putin i sëmurë? Misteret që “rrethojnë” shëndetin e presidentit rus
Artikuj

A është Putin i sëmurë? Misteret që “rrethojnë” shëndetin e presidentit rus

28 Shtator, 2025
Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!
Artikuj

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!

18 Shtator, 2025
“Diella”, jehonë në MEDIAT E HUAJA: Shqipëria emëron ministrin e parë ‘robot’ në botë, gjeneruar nga inteligjenca artificiale
Artikuj

“Diella”, jehonë në MEDIAT E HUAJA: Shqipëria emëron ministrin e parë ‘robot’ në botë, gjeneruar nga inteligjenca artificiale

12 Shtator, 2025
Pse miliarderët po dynden drejt Dubait? 
Artikuj

Pse miliarderët po dynden drejt Dubait? 

26 Gusht, 2025
XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve
Artikuj

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve

12 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Bajrami: Një fitore me aromë Botërori
Sport

Bajrami: Një fitore me aromë Botërori

14 Nëntor, 2025

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut
Aktualitet

Këlliçi: Në protestë do kërkojmë largimin e menjëhershëm të Ballukut

13 Nëntor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 13 Nëntor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 13 Nëntor 2025

13 Nëntor, 2025

Eduart Ndocaj: Ligji për Barazinë Gjinore, një imponim ideologjik i mazhorancës
Aktualitet

Eduart Ndocaj: Ligji për Barazinë Gjinore, një imponim ideologjik i mazhorancës

12 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com