InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Sport

Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë Suedi-Shqipëri (Ndeshja minutë pas minute)

25 Mars, 2024
in Sport
A A
Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë Suedi-Shqipëri (Ndeshja minutë pas minute)

hqipëria luan sot miqësoren e dytë të Marsit atë përballë Suedisë. Në “Friends Arena” kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren pas humbjes në Parma kundër Kilit. Ndeshja si gjithmonë transmetohet falas në Tv Klan.

Suedia: Olsen, Krafth, Lindelof (C), Augustinsson, Isak, Forsberg, Starfelt, Gustafson, Kulusevski, Nilsson, Olsson

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Gjimshiti (C), Balliu, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Broja

45’ – Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë e ndeshjes Suedi-Shqipëri!

40’ – Ramadani humb sërish topin në mesin e fushë që kthehet në aksion për Suedinë. Godet Isak, por Strakosha pret. Sërish u krijua një aksion nga suedezët brenda 30 sekondash. Godet Olsson, por Strakosha zgjat dorën në limite dhe e dërgon në goditje këndi. Paraqitje shumë e mirë e tij.

35’ – Detaj nga sfida! Suedia ndodhet në vendin e 26 në renditjen e FIFA-s, ndërsa Shqipëria në vendin e 64.

34’ – Kros i Asanit, por topi shkon në duart e Olson. Nuk përfitojmë as nga ky rast.

33’ – Kristjan Asllani fiton një goditje dënimi që mund të shfrytëzohet mirë nga kuqezinjtë tanë.  

31’ – Luajmë në Stokholm, por duket si në Tiranë. Në sfond dëgjohen vetëm koret e tifozëve kuqezi.

30’ – Ramadani fiton një top të bukur. Pason për Asanin, i cili kroson, por askush nuk është në zonë për të përfituar.

29’ – Broja shkakton frikë për mbrojtësit suedezë. E vetmja mënyrë për ta ndalur është t’i shkaktojnë faull.

23’ – Tashmë ishte radha e Qazim Laçit. Driblon bukur, por goditja nuk gjet katërkëndëshin e mbrojtur nga Olsen.

22’ – Armando Broja shënon gol, por nuk vlen. Arriti të përfitonte nga ajo gjuajtje e Mitajt, por rezultati mbetet 0-0.

20’ – Goditje dënimi për Shqipërinë! Nedim Bajrami tenton portën, por portieri Olsen reagon dhe e dërgon në goditje këndi.

18’ – Shpëtojmë falë shtyllës. Rrezikuam shumë. Mitaj humbi një top i cili përfundoi në këmbët e Forsberg, por goditja e tij preku shtyllën. Fati ishte me ne.

16’ – Siç e thamë edhe më poshtë mbrojtja shumë kompakte deri më tani. Gjimshiti dhe Mihaj sapo bllokuan një tentativë të rrezikshme të Nilsson.

15’ – Shumë mirë mbrojtja e Shqipërisë deri më tani. Mbyllet mirë çdo aksion i suedezëve ndërsa katërshja e mbrojtjes është shumë kompakte. Kuqezinjtë po kërkojnë më shumë kundërsulmet me Armando Brojën që shkakton frikë sa herë prek topin në këmbë.

11’ – E pabesueshme! Kristjan Asllani jep një top që shfrytëzohet mjaft mirë nga Armando Broja që shkon drejt zonës së Suedisë. Rrëzohet në zonë, por arbitri rumun Marcel Birsan nuk akordon penallti.

8’ – Tentativa e parë drejt portës. Godet Isak, sulmuesi i Newcastle, por i gatshëm Strakosha dhe pret.

7’ – Një detaj interesant nga sfida e sotme. Mosha mesatare e kombëtares shqiptare e hedhur në fushë nga minuta e parë është 26.7 vjeç, ndërsa për Suedinë, 28.7 vjeç.

5’ – Suedezët më kërkues në 5 minutat e para të sfidës. Deri më tani asnjë rast për skuadrat.  

0’ – Nis sfida Suedi-Shqipëri!


Të Lidhura

Bajrami: Një fitore me aromë Botërori
Sport

Bajrami: Një fitore me aromë Botërori

14 Nëntor, 2025
Pezullimi i Nayara Ferreira, reagon klubi Dinamo!
Sport

Pezullimi i Nayara Ferreira, reagon klubi Dinamo!

29 Tetor, 2025
Zhegrovës i besohet numri i legjendës së Juventusit
Sport

Zhegrovës i besohet numri i legjendës së Juventusit

2 Shtator, 2025
Elina Xhengo fiton medaljen e artë në finalen e Diamond League, sukses historik për atletikën shqiptare
Sport

Elina Xhengo fiton medaljen e artë në finalen e Diamond League, sukses historik për atletikën shqiptare

29 Gusht, 2025
Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve
Sport

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve

13 Gusht, 2025
Interi i pakënaqur me Kristjan Asllanin, mesfushori refuzon transferimin jashtë Italisë
Sport

Interi i pakënaqur me Kristjan Asllanin, mesfushori refuzon transferimin jashtë Italisë

27 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Parashqevi Simaku në gjendje të vështirë, zbulohet çfarë ka ndodhur me këngëtaren, rrezikon të mbetet…
Show Biz

Parashqevi Simaku në gjendje të vështirë, zbulohet çfarë ka ndodhur me këngëtaren, rrezikon të mbetet…

16 Nëntor, 2025

Dita nis me kthjellime dhe vranësira nê disa zona, parashikimi i MOTIT për këtë të diel
Aktualitet

Dita nis me kthjellime dhe vranësira nê disa zona, parashikimi i MOTIT për këtë të diel

16 Nëntor, 2025

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

Mediet Ruse zbulojnë të dashurën sekrete të Vladimir Putin
Bota

Mediet Ruse zbulojnë të dashurën sekrete të Vladimir Putin

16 Nëntor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com