Kumtese ne konferencen nderkombetare “ Kujtesa e se ardhmes – Ruajtja e Historise se Perndjekurve ne Shqiperi, organizuar ne Tirane nga Instituti per Demokraci, Media e Kulture ne MEMORY DAYS me, date 21.02.2024…..
Te nderuar organizator te kesaj konference!
Te nderuar Ambasador dhe perfaqesues te institucioneve e organizatave!
Te nderuar te pranishem!
Sot mblidhemi ne ditet e kujteses historike te sakrifices, persekutimit, vuajtjes, martirizimit e vetmohimit te shqiptareve kunder diktatures me te eger komuniste ne europe, vertete eshte nje ngjarje e vecante ne teresine e saj por edhe ne kuptimin qe, nese historia harrohet atehere eshte e destinuar te perseritet por edhe per faktin se kur degjon historianet, rrefimet e deshmitareve per krimet e komunizmit duhet ngjallur reflektimin, te largojme friken dhe ndjesine shpirterore edhe prezantimi perpara brezave e shqiptareve se pasojat e infektimet te shoqerise me ideologji antinjerezore e utopizma nuk duhet te shfaqen kurre mè, pasi komunizmi eshte iluzioni me i madh e me pergjakshem qe njerezimi ka nxjerrne drite.
Te nderuar miq!
Si mos te mjaftonin veshtiresit e vuajtjet shekullore per shqiptaret, me ardhjen ne pushtet te komunisteve me diktatorin Hoxha ne vitin 1944 dhe me ndihmen e sllavokomunisteve filloj epoka e ngjarjeve tragjike e reprezalet ndaj kundershtareve politik te diktatures, u vrane pagjyq intelektual te arsimuar ne akademit e perendimit, u burgosen e denuan, internuan dhe debuan mijera shqiptare te pafajshem gra, femije e pleq per te vetmin shkak sepse nuk ju nenshtruan errresires se pameshirshme bolshevike.
U konfiskua pasuria e te gjithe kundeshtareve politik edhe u shtetezua prona private ne teresi duke sjell katastrofe ekonomike e sociale por edhe jeta e ajri u kufizua, ndaj me te drejte perifrazonte At Zef Pllumi:
….Keta ( komunistet) supozojne se me marrjen e pushtetit ne dore, u jepet e drejta e pronesise mbi pasurite, veprimet, mendimet, jeten e secilit nenshtetas….
Ne kampin famekeqe te Tepelenes u internuan mije familjare te intelektualeve e antikomunisteve ku nje pjese ishin vrare, burgosur apo arratisur, vetem ne ate kamp vdiqen mbi 300 femije e 500 gra e burra,pleq te pafajshem te semure e uritur por edhe mijera te tjere neper burgje edhe sot nuk dihet ku prehen eshtrat e tyre, pra ishin burgje e kampe shfarosese ama, nje sherbetor i devotshem e besnik i diktatures deklaronte se …. Kampi i Tepelenes ishte si nje kamp pushimi… thenie shume kriminale por te tille jane soji i tyre.
Po ashtu te burgosurit politik intelektual qe i kane dhene gjithcka Shqiperise ne kulture, art, diplomaci, ekonomi, arsim, atdhe e ceshtjen kombetare, u detyruan gjate vuajtjes se denimit politik me pune fizike pashperblim te ndertojne fabrika, rruge, hekurudha, aeroporte, miniera, thane kenetat, etj por nje pjese e tyre fatkeqesisht vdiqen per se gjalli nga dhuna barbare, uria e semundja.
Miqte e mi, cfare solli diktatura per te perndjekurit politik e shqiptaret?
Vdekjen e lirise, e cila eshte thelbi i shpirtit dhe i mendjes sepse aty ku nuk ka liri, mendja e shpirti thahen si bima pa uje , izolim nga bota perendimore, censurimin e mendimit dhe fjales se lire, persekutimin, luften e klasave, humbjen e besimit ne Zot, grabitjen e prones private, prishjen e ekonomise se tregut, privimin e arsimimit, perjashtimin nga jeta shoqerore e kulturore etj….por
me te drejte i madhi Mithat Frasheri shkruante:
….Komunizmi eshte nje semundje e tmerruar, si terbimi i qenve dhe i ujqerve, eshte nje kolere qe shkaterron jo vetem trupin por edhe me teper akoma, zemren dhe shpirtin e njeriut…
Bolsheviket me mekanizmin vrastar te sigurimit te shtetit, flijuan Trinine e Shenjte te shqiptareve ate te Besimit ne Zot duke e fshir ne mendjen e njerezve, burgosur e vrare klerin fetar dhe shkaterrimin e kishave dhe xhamive me dhune shtazarake , Familjen me diskursin e krijimit te njeriut te ri socialist ku ne fakt doli nje berthame antinjerezore e neveritshme si dhe Prona qe u zhvat e plackite nga keta sundues nepermjet konfiskimit e shtetezimit ilegale.
Pas 45 viteve mbijetese u ringjall shpirti i protestes edhe me renien e Murit te Berlinit dhe rrezimit te komunizmit ne Europen Lindore edhe ketu ne 1990 ra sistemi diktatorial dhe erdhi demokracia me rrezimin e busteve por jo te idhujve, e cila lindi ne themelet ku gjendej gjaku i te pafajshmeve antikomunist, nen persekutimin dhe mizorit ndaj mijera shqiptareve por kjo demokraci nuk u ndertua me parime e vlera demokratike perendimore dhe shtet te se drejtes sipas vokacionit perendimor sepse:
Ne asnje vend poskomunist demokracia nuk erdhi si ne Shqiperi ku, pati vazhdimesi sundimi e drejtimi nga komunistet pavaresisht formes por ne permbajtje ishte e njejta mendesi. Nuk u miratuan ligjet te cilat i sherbenin shtetit te se drejte, ekonomise se tregut te lire, rikthimin e lirive e te drejtave themelore te njeriut, barazise sociale, integrimin e vendit edhe rikthimin e dinjitetit te vuajturve e te sakrifikuarve nga diktatura por ndodhi e kunderta paradoksalisht. Pervec te tjerave, ligjet basike per tu cliruar nga e shkuara komuniste, ishin miratimi e impelmentimi i ligjit te Lustracionit, dekomunistizimi i institucioneve demokratike e shoqerise, deklasifikimi i dosjeve te sigurimit te shtetit dhe bashkepunetoreve te tyre, ligje te cilat ishin si guri i themelit te demokracise se vertete per nje shoqeri demokratike edhe, per dinjitetin e prosperitet te vendit por nuk denjuan udheheqesit politik ne 34 vite sepse elita komuniste do ishin te paret si subjekt i ketyre ligjeve, ndaj kemi vetem nje ligj gjysmat te deklasifikimit te dosjeve te bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit te asaj kohe.
Realiteti pas 90 eshte i hidhur per te perndjekurit politik dhe pronaret duke ju referuar tre komponenteve jetik si Politik, Ekonomik dhe Moral.
- Se Pari, politikisht u demtuan parimet e pluralizmi pasi te perndjekurit politik me qellim i frenuan e kercenuan per te mos patur nje formacion politik dhe mbeten ne kuadrin e shoqatave sepse, ishte orientimi nga komunistet e katovices, ndaj te persekutuarit dhe disidentet e komunizmit nuk arriten dot te marrin drejtimin politik si kudo ne vendet postkomuniste.
- Se dyti, komisioni trepalesh famekeq ne Ministrin e Brendshme ne 1992, i krijuar per te vertetuar me deshmi se kush ishte i persekutuar politik eshte denimi tjeter i rende per shtresen tone sepse nuk ngeli komunist, sigurims, bashkepunetor i tyre pa marre deshmin, duke rritur artificialisht numrin e te perndjekurve politik, ndaj edhe pak te mira te dedikuara per persekutuarit politik te diktatures i moren po ata, te cilet i kishin bere gjemen ketij vendi.
Situata ekonomike e rendoj me teper poziten e pronareve e shtreses sone edhe solli pasoja te pariparueshme ,
- Se pari, ata ishin sebashku, komunistet qe kishin shtetezuar pronen per 45 vite dhe parlamentaret te djathte e te majte, ne Korrik 1991 miratuan ligjin nr.7501 per kthimin e kompensimin e pronave, ligj i cili pronaret i perjashtonte nga e drejta hyjnore per pronen e trasheguar por edhe ligji 55/2015 per investimet strategjike ( reforme agrare e koheve moderne) eshte vazhdimesi e reformes agrare te vitit 1946 ne cenim e grabitje te prones private.
- Se dyti, vuajtja per 45 vjet e te perndjekurve politik nuk u shperblye nga shteti pervec se u dhane ca letra me vlere ku, komunistet e soji i tyre i rrembyen me vlera qesharake, privatizuan pasurine kombetare per pasurimin e shfrenuar te klaneve per te patur pushtet absolut si ekonomik dhe politik. Edhe sot e kesaj dite qe flasim shumica e te vuajturve te diktatures gjakatare kane vdekur pa marr ate pak shperblim per sakrificen gjate vuajtjes se burgimit politik por edhe ata qe jetojne nuk dihet se kur do shperblehen.
- Se treti, ka patur e ka shume perpjekje edhe nga ana jone si shoqate nendrejtimin e kryetarit Ethem Fezollari per mbrojtjen e interesave dhe mbeshtetjen qe te kemi nje Status te Vecante per te perndjekurit politik, pershpejtimin e shperblimit e strehim dhe per avancimin per gjetjen e te vdekurve ne diktatur, arsimimin e trashegimtareve etj. Ne, si shoqate nuk kerkojme asgje me teper pervec se, ashtu sic moren ushtaraket e veteranet e luftes ne abuzivitet te plote status te vecante pasi ata u shperblyen per derrmimin e kundershtareve politik si ketu dhe vllezerve Kosovar.
Ne planin moral pati nje persekutim te dyte per shtresen tone,
- Se pari, Gjithe keto vite postkomuniste klasa politike e udheheqese, te perndjekurit politik i kane pare dhe trajtuar si shtrese vulnerabel sepse kane urrejtje patologjike, dmth ishte mision qe te benin cdo perpjekje te mbajne nenkontroll e varferi shtresen perfaqesuese, fisnike dhe identitare te kombit. Demokrato-komunistet ne unison kishin vendosur privimin nga cdo pushtet e privilegj te perndjekurve politik pasi, sipas tyre do hakemerren se ju kishin pir gjakun por do jepnin nga nje pasaport edhe do ti tresnin jashte shtetit, ama, ata qe do kishin pretendime do lendoheshin, pra na shikonin si rrezik potencial si ne ate kohe edhe sot.
- Se dyti, fakti qe ishte diktatura me e eger ne Europe nuk pati nje ndjese nga nomenklatura komuniste apo falje publike per krimet e kryera ndaj shqiptareve antikomunist por edhe si eshte e mundur qe per 34 vite nuk u hetua, gjykua, ndeshkua apo denua asnje hetues, prokuror, gjykates, sigurims apo komuniste qe kishte lyer duart me gjakun e njerezve te pafajshem por u promovuan deri ne nivelet me te larta te drejtesise dhe shtetit??? Ky cikel me detyrimet e mesiperme nuk u mbyll ne funksion te nje falje te madhe por edhe per faj te nostalgjikeve ekstremist te diktatures ne pushtetin e poskomunizmit..
- Se treti, nuk pati nje ndjese publike qe sado pak shpirterat e te vdekurve te preheshin te qete ne amshim nga makabriteti i diktatures, te atyre 300 engjejve te kampit shfaroses te Tepelenes, duke perfshir edhe djalin 7 vjecar te familjes sime apo edhe mijera te vrare me dhe pagjyq si dhe te vdekurve neper burgjet e vendit, te cilet nuk u dorezuan asnjehere por bene qendrese biblike kunder fares se keqe te komunizmit por edhe ne respekt te nenave shamizeza qe lotet e dhimbjes nuk pushuan asnjehere. Ne teologji thuhet se:
…..shpirterat e njerezve jane te pavdekshem por shpirterat e te drejteve e pafajshmeve jane edhe te pavdekshem edhe hyjnore…., ndaj te tille ishin e mbeten shqiptaret e sakrifikuar kunder diktatures vrastare per nje shoqeri te lire e demokratike
Te nderuar miq !
Imagjinoni dhe per ironi te fatit e mosvleresimit se, per 34 vite nuk kemi nje obelisk apo memorial, shnderrimin e ndonje burgu apo kampi internimi si muze per kujtimin e persekutimit si shenje mirenjohje e respekti dhe paqeje shpirterore ndaj te perndjekurve politik. Gjithsesi sot ka nje perpjekje dhe inciativ ligjore ne parlamanet per te miratuar nje ligj qe Burgu i Spacit dhe Kampi i Tepelenes te shnderrohen ne Muze me status Kombetar per te cilen i falenderojme aktoret politik te se djathtes dhe shpresojme te finalizohet.
Duke falenderuar cdo shtet mik te shqipaterve, IDMC, ISKK, Kujto.al, organizata kombetare e nderkombetare qe kane sherbyer me devotshmeri e perkushtim dhe profesionalizem ne kujtesen e memorien historike per te perndjekurit politik gjate diktatures komuniste me deshmi,fakt e ngjarje dhe jo vetem si dhe nembeshtetjen e pakursyer ne rehabilitimin social te perndjekurve politik, kerkojme si shoqate mbeshtetjen per :
Rishikimin e historise per periudhen 1941-1990 qe nepermjet historianeve te paanshem ,deshmive, arkivave, ngjarjeve te perpunohen sakte edhe te pasqyrohen ne tekstet shkollore.
Miratimin dhe Implementimin e ligjit te lustracionit edhe dekomunistizimin e vendit.
Denimin e krimeve te komunizmit.
Dhenien e Statusit te Vecante per te perndjekurit politik dhe trashegimtaret e tyre.
Rikthimin apo kompensimin e prones tek pronaret e ligjshem.
Rishikimin dhe pershpejtimin e shperblimit financiar.
Krijimin e kushteve dhe ndihmen per te pastrehet nga shtresa e te perndjekurve politik.
Dhenien e bursave arsimore per trashegimtaret e perndjekurve politik.
Ligjerimin e Burgut Spac dhe Kampit te Tepelenes si Muze dhe me dhenien e statusit Muze Kombetar.
Ngritjen e nje Obelisku apo memorial ne qender te Tiranes ne nderim te sakrifices e vuajtjeve te perndjekurve politik dhe shqiptareve ne teresi nga diktatura komuniste.
Perpjekje per gjetjen e eshtrave te zhdukurve ne kampet e internimit dhe burgje apo edhe te vrareve pagjyq.
Ju faleminderit per vemendjen dhe durimin!
Kryetari i shoqates per degen Tirane dhe anetar i kryesise se Shoqtes Antikomuniste per te Perndjekurit Politik te Shqiperise
Gjelosh PROGNI