Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka folur për protestën që do të mbahet ditën e nesërme në orën 17:30.
Sipas Baçit ka 1001 arsye për të qenë pjesë e protestës nesër, ndonëse e quan të vonuar.
Baçi thekson se, ka një mllef, një revoltë të grumbulluar prej kohësh tek qytetarët dhe kjo nuk është thjesht një protestë e anëtarëve të partisë demokratike, simpantizantëve dhe votuesve të saj.
“Një mijë e një arsye janë që jo vetëm opozita por të gjithë qytetarët shqiptarë të jen nesër në protestë. Një protestë e vonuar do ta quaja, të vonuar e kanë quajtur edhe shumë qytetar, që ne kemi marrë takime dhe kontakte me ta, por për arsye nga më të ndryshme që dihet tashmë për gjithë zhvilimet që kanë qënë brenda opozitës, probleme, shqetësime, pengesa artificiale që ka pasur Partia Demokratike, ka sjellë edhe këtë vonesë.
Edhe vonesa ka këndvështrimin tjetër, të një mllefi, të një revolte të grumbulluar prej kohësh tek qytetarët dhe kur e them këtë i mëshoj fort faktit se nuk është thjeshtë një protestë e anëtarëve të partisë demokratike, simpantizantëve dhe votuesve të saj. Përpos këtyre, këta janë të parë që janë në protestë për 1001 arsye që kanë si qytetarë por edhe si anëtarë të një subjekti politik që iu është mohuar e drejta për dy vite e gjysmë.
Pjesa tjetë e qytetarëve të ndershëm, socialistëve të zhgënjyer që janë vërtet dhe ata pjesë e kësaj vendimmarrje të kësaj qeverie, të këtij shpopullimi, të kësaj varfërie, të këtij mjerimi të papunësisë janë të gjitha këto që duhet të jenë pjesë e protestës dhe do të jenë pjesë e protestës”, tha Baçi









