InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kushtetuesja i hap derën emigrantëve nga Afrika, voton pro marrëveshjes Rama- Meloni

29 Janar, 2024
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Kushtetuesja i hap derën emigrantëve nga Afrika, voton pro marrëveshjes Rama- Meloni

Marrëveshja që u nënshkrua pa transparencë, pa konsultim me Bashkimin Europian dhe që pretendohet se është në shkelje të ligjit, është votuar ditën e sotme nga Gjykata Kushtetuese 5-4 në favor të paktit “Rama- Meloni” për pranimin e emigrantëve nga Afrika në Shqipëri për një periudhë të caktuar kohe.

Mësohet se shumica e anëtarëve të Gjykatës e cilësojnë si në përputhje me kushtetutën paktin e firmosur në Romë mes kryeministrit shqiptar dhe homologes së tij italiane.

Pak javë më parë, grupi i deputetëve të Gazment Bardhit dhe Rithemelimit, por edhe Partia Demokratike depozituan dy padi në Gjykatën Kushtetuese ku kërkonin shfuqizimin e saj pasi sipas tyre binte ndesh me ligjin themeltar të shtetit shqiptar.

Në 13 dhjetor, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e bërë nga 30 deputetë të grupit Berisha-Bardhi lidhur me marrëveshjen Itali-Shqipëri, e cila konsiderohej nga ata anti-kushtetuese.

Marrja në shqyrtim e kërkesës nga Gjykata Kushtetuese, solli automatikisht pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes në Kuvend, gjë që ishte planifikuar të bëhen në seancën plenare të 14 dhjetorit.
Kryeministri, Edi Rama nuk preferoi të jepte komente, duke thënë se një gjë e tillë është në të drejtën e Gjykatës Kushtetuese.

Drafti për marrëveshjen për emigrantët, u miratua në Qeverinë italiane në 5 dhjetor dhe u dërgua në parlamentin italian për miratim.

Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve.

Marrëveshja për një qendër procesimi emigrantësh në Gjadër u firmos në Romë nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe më pas u fut me procedurë të përshpejtuar në shqyrtimin parlamentar.

Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal pritës është 3 mijë shtretër.

Sipas tekstit të marrëveshjes, pala shqiptare është angazhuar që të vendosë në dispozicion të qeverisë italiane territorin e vet për të ngritur kampe të ngjashme me burgjet si dhe të presë mijëra emigrantë nga vendet e treta për të paktën një periudhë 5-vjeçare. Marrëveshja është kritikuar nga organizatat ndërkombëtare dhe vendase për të drejtat e njeriut.

Amnesty International e cilësoi atë të paligjshme dhe e pazbatueshme, ndërsa një grup prej 29 organizatash të tjera, të fokusuara ndër të tjera te të drejtat e njeriut, iu drejtuan qeverisë shqiptare në një letër të hapur duke kërkuar tërheqjen nga kjo marrëveshje, pasi sjell shkelje të këtyre të drejtave dhe ‘burgosje të padrejtë’.

Marrëveshja që u nënshkrua pa transparencë, pa konsultim me Bashkimin Europian dhe pretendohet të jetë marrë në shkelje të ligjit.

Të Lidhura

Axhami: Të hiqet imuniteti i politikanëve dhe të nisë vettingu për të gjithë zyrtarët e lartë
Aktualitet

Axhami: Të hiqet imuniteti i politikanëve dhe të nisë vettingu për të gjithë zyrtarët e lartë

12 Mars, 2026
Skandal në Gjirokastër: Polici përdor makinën e shtetit për të rregulluar makinën personale
Aktualitet

Skandal në Gjirokastër: Polici përdor makinën e shtetit për të rregulluar makinën personale

12 Mars, 2026
Arben Malaj, ish ministri socialist: Nëse Rama nuk jep dorëheqjen, mund të ketë fund të hidhur
Aktualitet

Arben Malaj, ish ministri socialist: Nëse Rama nuk jep dorëheqjen, mund të ketë fund të hidhur

12 Mars, 2026
Turistët zgjedhin Gjirokastrën, qyteti historik me rritje vizitorësh në 2026
Aktualitet

Turistët zgjedhin Gjirokastrën, qyteti historik me rritje vizitorësh në 2026

11 Mars, 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe ditë me diell, parashikimi i motit për këtë të martë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe ditë me diell, parashikimi i motit për këtë të martë

10 Mars, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Ambasada Amerikane në Tiranë mesazh për shtetasit e saj: Qëndroni të sigurt
Aktualitet

Konflikti në Lindjen e Mesme, Ambasada Amerikane në Tiranë mesazh për shtetasit e saj: Qëndroni të sigurt

9 Mars, 2026

TË FUNDIT

Paradë karnavalesh në qytetin e gurtë, fëmijë dhe të rinj gjallërojnë Gjirokastrën
Kulturë

Paradë karnavalesh në qytetin e gurtë, fëmijë dhe të rinj gjallërojnë Gjirokastrën

13 Mars, 2026

Netanyahu: Sulmet izraelite kanë vrarë shkencëtarët më të mirë bërthamorë iranianë
Bota

Netanyahu: Sulmet izraelite kanë vrarë shkencëtarët më të mirë bërthamorë iranianë

13 Mars, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 13 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 13 mars 2026

13 Mars, 2026

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com