InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shkodër/ Spahia hodhi akuza, reagon Beci: Ato s’janë më “arat e babës”! Kemi parë e dëgjuar nga brenda gjëra që të vjen turp t’i thuash

27 Janar, 2024
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Shkodër/ Spahia hodhi akuza, reagon Beci: Ato s’janë më “arat e babës”! Kemi parë e dëgjuar nga brenda gjëra që të vjen turp t’i thuash

Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka marrë një vendim më datë 24 janar të këtij viti që urdhëron “shkirjen” e pesë institucioneve kulturore në varësi të Bashkisë së Shkodrës, përfshirë edhe Teatrin Migjeni.

Ky vendim është denoncuar nga ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës, dhe ish-deputet i Opozitës, Bardh Spahia.

Spahia tha se më një akt të tillë, njeriu që Rama i imponoi shkodranëve përmes krimit, kërcënimit dhe blerjes së votës ka marrë përsipër të shkrijë institucionet pa asnjë konsultim.

Sipas tij shkrirja e Teatrit “Migjeni” është një akti më i turpshëm që i bëhet tempullit të artit, duke e krahasuar këtë me shembjen e Teatrit Kombëtar.
“Shkrirja e Teatrit “Migjeni”, institucioni më i rëndësishëm i kulturës në Shkodër, e përtej, që mban titullin “Nderi i Kombit”, është akti më i turpshëm që i bëhet tempullit të artit, aty ku u vu në skenë opera e parë shqiptare, e më pas kryevepra kombëtare e botërore të dramës, komedisë, e muzikës, e prej ku kanë dalë emrat ikonë të artit kombëtar” thotë ndër të tjera Spahia.

Pas këtyre reagimeve nga eksponentë të opozitës, kryebashkiaku aktual i Shkodrësm Benet Beci ka reaguar duke thënë se Institucionet kulturore nuk janë më arat e babës.

Beci shprehet se pas ardhjes së tij në kreu të bashkisë së Shkodrës, ka dëgjuar nga brenda gjëra që të vjen turp t’i thuash publikisht
Ai shton se gënjeshtarët që kanë mbushur Shkodrën me lajmin se po shkrihet Teatri “Migjeni” janë fiks përgjegjësit për mjerim.

Kryebashkiaku shpjegon se është krijuar një drejtori e veçantëm e cila do të përmbushë nevojën e shërbimeve mbështetëse të insitucioneve, duke shkurtuar shpenzimet për qoka “mbështetëse” të teatrit politik dhe duke vënë në punë një sistem të ri për mirëmbajtjen e menaxhimin e godinave.

“Gënjeshtarët në fjalë që kanë mbushur Shkodrën me lajmin se po shkrihet Teatri “Migjeni” janë fiks përgjegjësit për mjerimin e mësipërm.

Ne kemi krijuar një drejtori të veçantë, e cila do të përmbushë nevojën e shërbimeve mbështetëse të insitucioneve, duke shkurtuar shpenzimet për qoka “mbështetëse” të teatrit politik dhe duke vënë në punë një sistem të ri për mirëmbajtjen e menaxhimin e godinave.

Teatri do të jetë po aty, trupa e artistëve të teatrit do të jetë aty, institucionet e tjera kulturore, sportive e arsimore, do të jenë po aty. Drejtuesit e tyre do të jenë po aty, por do të merren me art, kulturë, sport e arsim siç iu takon, jo me punët angari që duhet t’i bënin ata që morën rroga plot po nuk i bënë kurrë” thotë Beci.

Reagimi i plotë i Bardh Spahisë:
Me një akt të paprecedent, njeriu që Rama i imponoi shkodranëve përmes krimit, kërcënimit dhe blerjes së votës, ka marrë përsipër të shkrijë disa institucione përnjëherë, pa asnjë konsultim publik dhe pa asnjë shpjegim se si do të menaxhohen në vazhdim institucione të rëndësishme në territorin e Bashkisë Shkodër.
Shkrirja e Teatrit “Migjeni”, institucioni më i rëndësishëm i kulturës në Shkodër, e përtej, që mban titullin “Nderi i Kombit”, është akti më i turpshëm që i bëhet tempullit të artit, aty ku u vu në skenë opera e parë shqiptare, e më pas kryevepra kombëtare e botërore të dramës, komedisë, e muzikës, e prej ku kanë dalë emrat ikonë të artit kombëtar.
Shkrirja e Teatrit “Migjeni” na kujton shembjen e Teatrit Kombëtar. Këtë herë jo duke futur fadromat, por më keq duke rrënuar strukturën e tij e duke i hequr krejtësisht pavarësinë. E për cfarë? Që ta kenë të komandueshëm për të luajtur cic-mice disa njerëz anonim, që nuk kanë lidhje me artin dhe kulturën në Shkodër.
Dega ekonomike e kulturës, një tjetër institucion i rëndësishëm që shkrihet, i cili ka administruar Qendrën Kulturore “Pjetër Gaci”, Bibliotekën “Marin Barleti”, Galerinë e Arteve, Muzeun “Oso Kuka”, Muzeun e Kështjellës dhe “Vendin e Dëshmisë e Kujtesës”. Të gjitha fshihen dhe hidhen tutje, pa ditur askush për fatin e tyre.
Një pyetje që vjen natyrshëm: Çfarë mbetet në këmbë dhe sadopak i lirë prej pushtetit nga institucionet kulturore?
Drejtoria e çerdheve e kopshteve, institucioni i cili mbikqyr, administron dhe përkujdeset për të gjitha çerdhet dhe kopshtet publike në territorin e Bashkisë Shkodër, duke patur si detyrë sigurinë e mirqënien e fëmijëve të të gjithë shkodranëve, shkrihet gjithashtu, pa asnjë shpjegim se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e fëmijëve në radhë të parë, por edhe të punonjësve.
Me të njëjtin trajtim shpërfillës Drejtoria e Shërbimeve Bujqësore dhe Pyjore, që mbulon një bashki ku problematikat e bujqësisë janë të pafundme dhe me sipërfaqen më të madhe të pyjeve. Nga përmbytjet, investimet në rrjetin kullues e vaditës, apo tek menaxhimi i sipërfaqes pyjore.
Ky shkatërrim i qëllimshëm ka vetëm një arsye, abuzimin, mos mbajtjen e përgjegjësisë dhe rrënimin e bashkisë Shkodër. Në vend që të shkohet drejt decentralizimit siç edhe rekomandohet me forcë nga institucionet ndërkombëtare, modeli rilindas kthehet mbrapsht duke përqendruar gjithçka në pak duar afër titullarit.
Këto vendime janë njëlloj si ato që bëri kryeministri i tij, që Shkodrës i hoqi thuajse të gjitha drejtoritë dhe nuk ndalet së rrënuari traditën dhe historinë shekullore.
Reagimi i plotë i Benet Becit:
Institucionet kulturore nuk janë më arat e babës!
Disa thonë që është kohë e humbur të merresh me përgënjeshtrime. Disa të tjerë thonë që përgënjeshtrimi amplifikon gënjeshtrën, po nuk ndërron mendjen e gënjeshtarëve. Unë vetë s’jam mësuar as të gënjej as të humbas kohë me gënjeshtarët. Por duke parë se si gënjeshtra për Teatrin “Migjeni” ka shqetësuar njerëz krejt të sinqertë e dashamirës po i them edhe unë dy fjalë.
Me ardhjen në drejtimin e bashkisë Shkodër, kemi parë e dëgjuar nga brenda gjëra që të vjen sekëlldi t’i dish dhe të vjen turp t’i thuash publikisht.
Në Shkodrën ku kultura e sporti janë kryefjalë e historisë, shpirtit, vetëdijes dhe shpresës së qytetit, ne trashëguam një organikë të teatrit “Migjeni” ku 70 % të rrogave u jepeshin individëve që nuk kishin asnjë lidhje me rolin e teatrit, por me punë të tjera mbështetëse, të cilat edhe ato nuk ishin bërë megjithëse mund të bëhen me shumë më pak njerëz të futur në bordero për ato punë.
Aktorët bënin prova pa asnjë kusht, trajtoheshin për keqardhje dhe lekët e biletava nuk dihet nga përfundonin, ndërsa ato të shpenzuara për naftë mbase kanë ngrohur teatrin e politikës po Teatrin “Migjeni” jo njëherë.
Idem edhe në insitucione të tjera kulturore e sportive, ku organikat e fryra me punonjësish “mbështetës”, ishin një tallje e madhe me gjendjen e mjediseve të tyre.
Gënjeshtarët në fjalë që kanë mbushur Shkodrën me lajmin se po shkrihet Teatri “Migjeni” janë fiks përgjegjësit për mjerimin e mësipërm.
Ne kemi krijuar një drejtori të veçantë, e cila do të përmbushë nevojën e shërbimeve mbështetëse të insitucioneve, duke shkurtuar shpenzimet për qoka “mbështetëse” të teatrit politik dhe duke vënë në punë një sistem të ri për mirëmbajtjen e menaxhimin e godinave.
Teatri do të jetë po aty, trupa e artistëve të teatrit do të jetë aty, institucionet e tjera kulturore, sportive e arsimore, do të jenë po aty. Drejtuesit e tyre do të jenë po aty, por do të merren me art, kulturë, sport e arsim siç iu takon, jo me punët angari që duhet t’i bënin ata që morën rroga plot po nuk i bënë kurrë.
Buxheti për kulturën dhe sportin bashkisë Shkodër në vitin 2024 është 50 % më I lartë se në 2023. Rrogat dhe honoraret e punonjësve të artit e kulturës janë edhe ato më dinjitoze. Edhe mirëmbajtja e godinave të institucioneve përkatëse do të jetë dinjitoze dhe kurrë më skandaloze.
Kjo është e vërteta ime, të tjerat le t’i vlerësojnë shkodranët.

Të Lidhura

Eduart Ndocaj uron me emocion ditëlindjen e nënës së tij: “Je bekim për këdo që të ka pranë”
Aktualitet

Eduart Ndocaj uron me emocion ditëlindjen e nënës së tij: “Je bekim për këdo që të ka pranë”

28 Korrik, 2025
Dy turiste austriake rrahin shqiptarin në Ksamil, ndërhyn policia! (EMRAT)
Aktualitet

Dy turiste austriake rrahin shqiptarin në Ksamil, ndërhyn policia! (EMRAT)

24 Korrik, 2025
Temperaturat kapin 40°C, njihuni me parashikimin e MOTIT për sot
Aktualitet

Temperaturat kapin 40°C, njihuni me parashikimin e MOTIT për sot

22 Korrik, 2025
Hapet gara për nënkryetarët e rinj të bashkisë së Tiranës, zbulohet POSTI i ri që Rama i ka besuar Ristanit
Aktualitet

Hapet gara për nënkryetarët e rinj të bashkisë së Tiranës, zbulohet POSTI i ri që Rama i ka besuar Ristanit

22 Korrik, 2025
Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për sot

21 Korrik, 2025
Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”
Aktualitet

Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”

20 Korrik, 2025

TË FUNDIT

A janë bisedat tuaja me ChatGPT vërtet private? Sam Altman paralajmëron për rrezikun
Të ndryshme

A janë bisedat tuaja me ChatGPT vërtet private? Sam Altman paralajmëron për rrezikun

31 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 31 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 31 Korrik 2025

31 Korrik, 2025

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.7! Tre vende lëshojnë ALARME për cunami
Bota

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.7! Tre vende lëshojnë ALARME për cunami

30 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 30 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 30 Korrik 2025

30 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com