Pas princ Lekës, edhe Elia Zaharia ka konfirmuar se po divorcohen. Përmes një postimi në Facebook, Elia shkruan se nuk do të donte që e bija të rritej me prindër të ndarë, por kjo ishte e vetmja rrugëzgjidhje.
“Miq dhe dashamirës,
Më duhet tju komunikoj që sot filluam procedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkarisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit! Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje! Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur! Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë. Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!”, shkruan Elia.