InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Hapet thirrja për 200 drejtues shkolle, Manastirliu: Forcojmë rolin e drejtuesve për përmirësimin e cilësisë në arsim

9 Janar, 2024
in Aktualitet, Lajme
A A
Hapet thirrja për 200 drejtues shkolle, Manastirliu: Forcojmë rolin e drejtuesve për përmirësimin e cilësisë në arsim

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me drejtues të drejtorive arsimore në rrethe si dhe mësues, ku shpalli thirrjen për konkurrim për 200 pozicione për drejtues shkolle.

“Ky vit për Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve do të jetë viti i proceseve transformuese në sistemin arsimor, duke filluar nga arsimi parashkollor tek ai parauniversitar dhe arsimi i lartë. Synimi ynë është rritja e cilësisë në arsim për të gjitha nivelet e edukimit. Në takimet që unë kam pasur gjatë dialogut “Te flasim për arsimin” me mësues, nxënës dhe prindër, ka dalë qartësisht nevoja për të rritur rolin e mësuesve në proceset vendimmarrëse të shkollës, por edhe të drejtuesve të shkollës, të cilët duhet të përmirësojnë aftësitë e tyre drejtuese dhe menaxhuese në funksion të gjithëpërfshirjes dhe në funksion të vendimmarrjeve të përbashkëta, duke përfshirë akoma më shumë mësuesit në proceset vendimmarrëse”, tha Manastirliu.

Sipas Ministres, formimi profesional dhe mbështetja e drejtuesve të shkollave është një investim në qelizën bazë të arsimit dhe ka një rëndësi thelbësore për të gjithë ecurinë e proceseve mësimore dhe mënyrën se si shkolla udhëhiqet dhe menaxhohet.

Duke vënë theksin në rëndësinë dhe rolin që ka drejtuesi i shkollës në përmirësimin e cilësisë së arsimit,  Ministrja shpalli  thirrjen për konkurrim për 73 pozicione në DRAP Durrës, 40 në DRAP Fier, 55 DRAP Korçë dhe 32 në DRAP Lezhë për drejtues shkolle dhe siguroi se procesi do të jetë transparent dhe meritokratik dhe do të ndiqet me shumë kujdes dhe vëmendje nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve (MAS) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP).

“Sot, shpallim 200 vende vakante, pra për 200 pozicione të reja për drejtues shkolle, në shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme, në katër drejtoritë arsimore rajonale. Pozicionet të cilat shpallen sot,  janë pozicione për të cilat ftohen të gjithë mësuesit, aspirantët, drejtuesit, të cilët duan që ta çojnë shkollën në një nivel të ri, për nga pikëpamja e arritjeve, për nga pikëpamja e rezultateve dhe performancës shkollore, dhe që padyshim plotësojnë kriteret e përcaktuara në udhëzimet përkatëse që do të munden t’i aksesojnë në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar dhe në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, ku dhe mund të aplikojnë.

Aplikimi do të ndiqet me shumë kujdes nga MAS dhe strukturat e saj,  për të pasur një proces të hapur, transparent, një proces meritokratik,  në mënyre që në krye të 200 institucioneve tona arsimore të vihen mësuesit, drejtuesit më të mirë, menaxherët më të mirë, për të çuar përpara shkollën, për të çuar përpara rezultatet e mira dhe për ta ngritur në një nivel të ri, administrimin dhe  menaxhimin e shkollave tonë. Sigurisht kjo do të të jetë vetëm një fazë e parë e procesit, pasi menjëherë pas përfundimit të fazës së parë, pra të plotësimit të 200 vendeve drejtuese të shkollës, do të vijohet me fazat e tjera; të dytë dhe të tretë, për plotësimin e pozicioneve të reja, të cilat do të shpallen nga MAS dhe DPAP në funksion të plotësimit të gjithë shkollave me drejtues, të cilët do të jenë, drejtues të përhershëm dhe jo të përkohshëm.”

Të Lidhura

Plagosja e dyfishtë me thikë në berberhane, arrestohet autori i dyshuar në Lezhë! Njerka e kishte denoncuar edhe për dhunë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë me thikë në berberhane, arrestohet autori i dyshuar në Lezhë! Njerka e kishte denoncuar edhe për dhunë

1 Mars, 2026
Bëmat e Vangjel Tavos, 1.6 miliardë lekë për llambat e Himarës
Aktualitet

Bëmat e Vangjel Tavos, 1.6 miliardë lekë për llambat e Himarës

1 Mars, 2026
Fatkeqësitë natyrore, Shqipëria me sigurim minimal, vetëm 10 euro për frymë
Aktualitet

Fatkeqësitë natyrore, Shqipëria me sigurim minimal, vetëm 10 euro për frymë

1 Mars, 2026
Beniada Nishani hedh në gjyq RTSH-në: S’kam marrë rrogën prej 5-6 muajsh
Aktualitet

Beniada Nishani hedh në gjyq RTSH-në: S’kam marrë rrogën prej 5-6 muajsh

28 Shkurt, 2026
Rama e shkarkoi, Spiropali reagon me “kunj” për Ballukun
Aktualitet

Rama e shkarkoi, Spiropali reagon me “kunj” për Ballukun

27 Shkurt, 2026
“Juglindja e paralizuar, rrugët kanë rënë”, Këlliçi: Ku i çoi Balluku 3.8 mld euro?
Aktualitet

“Juglindja e paralizuar, rrugët kanë rënë”, Këlliçi: Ku i çoi Balluku 3.8 mld euro?

25 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Plagosja e dyfishtë me thikë në berberhane, arrestohet autori i dyshuar në Lezhë! Njerka e kishte denoncuar edhe për dhunë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë me thikë në berberhane, arrestohet autori i dyshuar në Lezhë! Njerka e kishte denoncuar edhe për dhunë

1 Mars, 2026

CIA po monitoronte Ali Khamenein për muaj të tërë, si e futën në kurth! Sulmi vdekjeprurës preciz në takimin e pallatit, viktima mbetën edhe vajza, dhëndri e mbesa
Bota

CIA po monitoronte Ali Khamenein për muaj të tërë, si e futën në kurth! Sulmi vdekjeprurës preciz në takimin e pallatit, viktima mbetën edhe vajza, dhëndri e mbesa

1 Mars, 2026

Bëmat e Vangjel Tavos, 1.6 miliardë lekë për llambat e Himarës
Aktualitet

Bëmat e Vangjel Tavos, 1.6 miliardë lekë për llambat e Himarës

1 Mars, 2026

Fatkeqësitë natyrore, Shqipëria me sigurim minimal, vetëm 10 euro për frymë
Aktualitet

Fatkeqësitë natyrore, Shqipëria me sigurim minimal, vetëm 10 euro për frymë

1 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com