Sipas MeteoAlb: Vendi ynë vijon të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta gjate orëve të para të ditës. Por në orët vijuese pritet shtim i vranësirave në territor, duke krijuar mundësi për reshje të izoluara në zonat jugperëndimore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi lindor-Verilindor duke krijuar dallgëzim të ulët.