Sipas MeteoAlb, orët e para të mëngjesit do të jenë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta të shiut e dëborës në zonat malore, por duke filluar që nga mesdita dhe në vijim pritet përmirësim i dukshëm i situatës së reshjeve, por temperaturat do të jenë sërisht të uëlta për shkak të masave të ftohta polare që kanë mbërritur në gadishullin e Ballkanit.
Parashikohet që nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë të mbetet Shqipëria deri mëngjesin pas-ardhës. Prania e lagështirës së lartë në ajër do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rënië në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga – 3°C më e uleta deri në 12°C më e larta në rang vendi.