Nga, Besim PROGNI
Megjithëse kulla në Salcë-Mërtur njihet me emrin Kulla e Deli Tahirit pasi ai e ndertoi dhe e ngriti në permasat e diteve te sotme, kulle tre kateshe, ashtu siç e shohim edhe sot, kjo kullë ka qënë në breza djep trimash e atdhetaresh, kullë mikpritese dhe institucion popullor i ndarjes se pleqnive e vënd kuvendesh. Deli Tahiri ishte dhëndrri i Mark Lulës, bajraktarit te Shalës, çka tregon lidhjet e forta te Deli Tahirit edhe me këtë bajrak.
Deli Tahiri është i nderuar nga Presidenca e Shqiperise (pas vdekjes, në vitin 2012) me medaljen “Martir i Demokracisë”, me
motivacionin “Për kontributin e shquar, aktet patriotike, trimërinë, guximin e treguar në mbrojtjen e çështjes kombëtare”!
Axha i Deli Tahirit, Syle Nike Progni eshte deshmor i vitit 1881, ai ishte pjesë e gardës së Lidhjes së Prizrenit dhe ra dëshmor në Shtime në vitin 1881, në një nga betejat më të pergjakshme të forcave të Lidhjes së Prizrenit nën komandën e Sylejman Vokshit dhe Mic Sokolit kundër forcave osmane të drejtuara nga Devish Pasha e cila u zhvillua me 20 dhe 21 Prill, me shpata dhe trup me trup. Emri i Syl Nikës ndodhet sot ne Muzeun e Tropojes.
Për të perballuar kryengritjet e vitit 1910 Perandoria Osmane dërgoi njërin nga gjeneralet e saj më të famshëm, Shefqet Turgut Pashën me mbi 30-mijë vetë.
Të parët që i dolën përpara kolonës ushtarake që kaloinëpër Qafën e Morinës qenë luftëtarët e Gashit, të udhëhequr nga Halil Brahimi. Ushtria osmane u prit me luftë edhe në Krasniqe. Në luftimet e zhvilluara në këtë zonë, pati humbje në njerëz nga të dy palët.
Në fillimin e korrikut 1910 ushtria turke u vendos në T’thermë të Nikajt dhe një pjesë e saj në fushën para kishës. Komanda ushtarake thirri bajraktarin Sokol Basha bashkë me krerët e Nikajt, të cilët i urdhëroi të dorëzonin armët, të regjistronin pjesëtarët e familjes, gjënë e gjallë dhe pasurinë, të çonin ushtarë meshkujt nga 15-të deri në 60-të vjeç. Taksa për dhën e për dhi do të ishte nga 5 grosh për kokë, kurse për derrat do të ishte nga 10 grosh për kokë. Po të mos plotësoheshin këto kërkesa, oficerët osmanllinj kërcënuan se do të pushkatonin krerët dhe do të arrestonin malësorët e thjeshtë.
Të gjendur para këtyre kërcënimeve, krerët e Nikaj-Mërturit u detyruan t’i pranonin kërkesat e komandës së ushtrisë osmane, ashtu siç kishin bërë fqinjët e tyre në Gash e në Krasniqe. Të vetmit që nuk pranuan të takoheshin me të dërguarit e Shefqet Turgut Pashës, qenë krerët dhe banorët e katundeve Palç, Salcë e Brisë. Komandantët turq thirrën krerët e Palçit, Salcës dhe Brizës, por ata nuk u bindën. Limbardi, Misionario Apostolico, shkruan: Atëherë u ishte dërguar një ultimatum, “nëse nuk dorëzoni armët, brenda njëzet e katër orëve do të sulmoheni dhe do të shkatërrohen vendbanimet”.
Mbas kuvendit qe u mbajt pikerisht ne Kullën e Deli Tahirit në Salcë, Kodra e Palçit ishte kryeprita ku qëndruan Prel Tuli e Deli Tahiri me dhjetëra burra nga Salca. Në jug Man Avdia me Palçin, ndërsa në kodrën e Koldoçit e deri në Sukën e Marvatës do të rreshtohej Brisa.
Pas një rezistence të shkurtër në Qafën e Kolçit, nën komandën e Ali Begut dhe të Mustafa Efendisë, ushtria turke u fut në Nikaj Mërtur dhe me 10 Korrik 1910, pararoja turke arriti në fushën e Shukut, rrëzë kodrave të Palçit, ku ishin vendosur pritat e fshatarëve.
Të drejtuar nga Prelë Tuli, Man Avdia dhe Deli Tahiri, luftëtarët e katundeve Palç, Salcë e Brisë zunë pozicionet te Guri Murg, një shkëmb i thepisur, të cilin e përdorën si fortifikatë natyrore. Më pas luftëtarët e Palçit, të Salcës e të Brisës u detyruan të lëshonin pozicionet te Guri Murg dhe të tërhiqeshin në thellësi, duke ngritur një vijë të re zjarri në disa shkëmbinj të pakalueshëm, në afërsi të Brisës, turqit shkatërruan shtëpitë e fshatarëve me dinamit dhe të mbjellat.
Mizoria turke dhe trimeria e burrave qendrestarë shprehet ne vargjet e popullit:
“N’dorë t’Shënkollit
E n’dorë t’Shënmhillit
N’dorë t’Prel Tulit
E t’Deli Tahirit”
Turqit i fshihnin humbjet, por tenda e spitalit ushtarak që ishte ngritur pranë Hospicit të Nikajve ishte e mbushur plot me të vrarë dhe të plagosur.
Nga ana e forcave shqiptare u vra Prelë Muslia, u plagos Vat Luci, kushëriri i Prelë Tulit i cili prej plagëve vdiq më vonë, u plagos edhe Prelë Tuli, Çun Doda prej Shoshi e Sokol Toma prej Salce. U vra në oborrin e tij Vogël Mysliu dhe në mbrojtje të shtëpive për të mos u djegur u vranë Lulë Sylja dhe Zojë Markja.
Deli Tahiri mbeti jetim ne moshen 13 vjec, me dy vellezerit e tij Hajdar Tahirin dhe Sadri Tahirin. Keshtu ai megjithese ne moshe te vogel mori persiper barren e rende të të Zotit te shtepise. Emri i Deli Tahirit u bë i njohur ne gjithe Malësine e Shqiperise dhe kur donin te vinin në pah trimerite e ndokujt thoshin: “trim si Deli Tahiri”.
Kulla e Deli Tahirit eshte djegur tre here, nga Turqit, nga austro-hungarezet, por dhe nga Ahmet Zogu pasi burra te kesaj kulle ishin mbeshtetes te Bajram Currit, (konkretisht Mark Sadria, djali i Sadri Tahirit (nipi i Deli Tahirit) ishte bashkeluftetarë i Bajram Currit se bashku me Qerim Delinë. Mark Sadria ishte një figurë me reputacion në Nikaj-Mërtur dhe në gjithë Malësinë e Gjakovës. Njihej si një njeri që i degjohej fjala në kuvende dhe në pleqnimin e problemeve të ndryshme që ndodhnin në krahinë. Ai jetoi edhe ne vitet e pasluftes dhe perfitoi pension si invalid lufte. Mark Sadria ishte i ftuar ne jubiletë e Shpalljes së Pavarësisë së bashku me krerët e Malësisë së Gjakovës.
Mbas djegies së Kullës nga xhandarmaria e Zogut, Deli Tahiri me gjithe njerezit e shtepise, plot 27 veta, dhe bagetine u detyrua të largohej në derjtim Gucise ne Malin e Zi ku jetuan per dy vjet. Rruges ne qafen e Pejës plagoset Pal Qerimi, djali i Qerim Delise. Deli Tahiri u kthye ne Salcë ne kullen e tij mbas dy vjetesh pas shpalljes se amnistise nga qeveria e Zogut.
Megjithate regjimi i Zogut burgosi ne Gjirokaster Qerim Deline dhe Hajdar Tahirin. Ishte Lush Prela, nipi i Mark Lulës se Shalës ai qe nderhyri me autoritetin e vet dhe arriti t’i liroje nga burgu duke ju shpetuar jeten te dyve.
Sadri Tahiri ishte pjesemarres ne kryengritjet e nikaj-mërturasve kundra austro-hungarezeve ne vitin 1918. Ai se bashku me Tunxh Myftarin, Ndre Prekën kapen nga forcat austro-hungareze dhe internohen ne Austri prej nga Sadri Tahiri nuk u kthye me kurre.
Qarqet ushtarake austro-hungareze me dhunë e terror kërkonin zbatimin e çdo urdhëri të tyre pa respektuar asnjë zakon apo traditë vendase kur ato binin sadopak në kundërshtim me interesat e tyre.
Nga torturat e forcave austro hungareze vdiqën: Pjetër Nura nga Shëngjergji, Martin Syla nga Mulaj e Zog Sokoli nga Bëtosha. U arrestuan e më pas u pushkatuan Demush Balia, Ndue Deda dhe Lulash Beka nga Bëtosha. U varën në litar Mëhill Kola nga Salca. U internuan dhe vdiqën në Austri Sadri Tahiri e Ndre Preka nga Salca, Hasan Delia nga Palçi, Pjetër Qerimi nga Brisa, etj. Nik Delia, djali i Deli Tahirit, po ashtu dha jeten ne luftimet kundra malazezeve te ura e Dizdarit e njohur në histori si “Lufta e Qafës së Kolçit”. Bernardin Llupi ishte organizatori i sulmeve ndaj forcave malazeze. Nik Delia u hodh i pari mbi urë duke mos lejuar te rrezikonin bashkeluftetaret dhe sapo mberriti ne mesin e ures ate e marrin 7 plumba duke i marre jeten.
Fitorja në Curraj të Epërm i dha zemër mbarë Nikaj Mërturit që me trimat e tij të ardhur nga të gjitha fshatrat sulmuan qafën e Kolçit ku ishin përqëndruar forca të shumta të ushtrisë malazeze. Forcat e Nikaj-Mërturit arritën të zbrapsin ushtrinë malazeze e cila në panik mori rrugën e Geghysenit për tu bashkuar me komandën e tyre tek Ura e Re e Valbonës.
Ato u ndoqën këmba këmbës nga luftëtarët e Nikaj Mërturit, Geghysenit, Grisë, Bujanit, deri sa i shkulën edhe nga Ura e Re e Valbonës duke u shkaktuar mbi 350 të vrarë e të plagosur.
Në këto fushë-beteja midis shumë malësorëve dhanë jetën duke luftuar heroikisht edhe trimat e Nikaj-Mërturit: Sadri Trimi i pari i djelmnisë së Nikaj-Mërturit nga Shëngjergji, Nik Delia nga Salca, Ali Haka e Sejdi Miftari nga Gjonpepajt, Gec Prendi nga Currajt e Poshtëm, Zhuj Avdyli nga Lekbibaj, Kamer Prela nga Peraj, etj. Heroikën e këtyre luftimeve e përcjellin mjaft mirë vargjet e këngës popullore, ku midis të tjerash thuhet: “Dirgjen shkinat gur mbas guri./Mitroloz po qet Mërturi./Po bajn shkinat hajmedet./Qysh na qiten fare krejt..!
ÁT BERNARDIN LLUPI, në librin 𝐇𝐈𝐒𝐓𝐎𝐑𝐈𝐉𝐀 𝐄 𝐋𝐔𝐅𝐓Ë𝐒 𝐊𝐔𝐍𝐃𝐑𝐀 𝐌𝐀𝐋𝐈𝐓 𝐓Ë 𝐙𝐈
Kujtime të vitit 1915 KREU IV (fq. 125) shkruan: Major Nilo Bogiçi mbrrijti para çetës s’onë me do ushtarë para komandës së Novo Giliçit e i thotë: Hik se na xanë rob komita me vojnikët e Shvabës (t’Austrísë).
Komandanti dha urdhen me djegë gjithshka ishte mall luftet. Mbasi u nisen me hikë e mshehen topin në pýllë të Cerrnicës kah paten frigë mos me u a marrë kush. Malazezit hikshin sa ku mujshin, e disa per me mujtë me pshtue mâ shpejt u mbyten në lumë të Valbonës tue dashtë me e kalue.
𝐌â 𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐢 𝐪𝐢 𝐦𝐛𝐫𝐫𝐢𝐣𝐭𝐢 𝐭𝐞 𝐮𝐫𝐚 𝐞 𝐕𝐚𝐥𝐛𝐨𝐧ë𝐬 𝐤𝐣𝐞 𝐍𝐢𝐤𝐚 𝐢 𝐃𝐞𝐥𝐢 𝐓𝐚𝐡𝐢𝐫𝐢𝐭 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝐌ë𝐫𝐭𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐭ë 𝐒𝐚𝐥𝐜ë𝐬, 𝐪𝐢 𝐭𝐮𝐞 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐭ë 𝐦𝐞 𝐤𝐚𝐥𝐮𝐞 𝐮𝐫𝐞𝐧 𝐤𝐣e 𝐯𝐫á 𝐝𝐞𝐤𝐮𝐧 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝐝𝐞𝐯𝐫í𝐬 𝐦𝐚𝐥𝐚𝐳𝐞𝐳𝐞.
Në Visaret e Kombit: Lahuta e Kosovës, viti 1944, fq. 58-63, janë vargjet:
Kujtoi erdh ushtria e mbretit, n’ urë t’ Valbonës paska hi.
Nikë Delija i djal i ri
fyt për fyt me roje t’ Mbretit,
fyt për fyt e hej medet!
Bini, shokë, e bâni zêmër,
paska ardhë koha me dekë,
paska ardhë koha me shkue.
N’urët t’Valbonës kan kalue,
Emri i tij ndodhet sot ne Muzeun e Tropojes.
Si per çdo familje nikaj-mërturase edhe per familjen e Deli Tahirit e vellezerve te tij kane qene te veshtira vitet e dekadat ne lufte kundra turqve dhe malazezeve. Familjaret shpesh per tu shpetuar barbarizmave strehoheshin ne shpellat e maleve perreth. Ne nje rast te tille duke mos dashur te bejne zhurme per te mos u diktuar, mbesa e Mark Sadrise, fëmijë, mbeti pa fryme dhe humbi jeten.
Ne shtepine e Deli Tahirit gjeten strehe shumë personalitete patriotike nga Kosova midis të cilëve edhe Azem Galica dhe Shote Galica. Mire Palja, gruaja e Prel Qerimit e kujton Shote Galicen edhe per gershetat e saj te gjata dhe thote se kur i leshonte floket ato preknin.
Ne vitet e para te demokracisë në keté kullë bujti për dy netë, Dom. Ernest Troshani sot Kardinal Nderi i cili celebroi meshen ne kapelen e varrezave te Salces (aty ku ndodhet edhe kryqi i gdhendur nga Deli Tahiri, gjithashtu i fshehur në tokë gjatë regjimit komunist), diten e Zojes se Merturite e cila mund te regjistrohet si mesha e pare ne Nikaj-Merturit mbas rënies së regjimit komunist. Kete kullet e ka vizitua ne vitin 1992 fotoreporteri njohur Britanik, Rhodri Jones. Ne keté shtepi ka qendruar ne vitin 2001 gazetari i njohur britanik Tom Parfitt i cili ka ndjekur “gjurmet e E.Durhamit”, i cili e pasqyroi ne Gazeten britanike “Thé EDP Magazine” Octobre 6, 2001. Kryqi në shtegun e kullës është gdhendur nga Qerim Delia. Në vitin 1967 me ndalimin e besimit fetar nga regjimi komunist i kohës, njerëzit e kësaj kulle e murosën këtë kryq për ta ruajtur. Me rënien e regjimit komunist ky kryq u rivendos aty ku e kishte vendosur Qerim Delia. Kjo kullë qëndron sot ende në këmbë edhe pse jo në gjendje të mirë, si një dëshmi e gjallë e historisë tonë duke mos lejuar të harrojmë rrënjët tona, luftën dhe gjakun e të parëve tanë për liri dhe identitet!