Mjeku i famshëm Dalip Gjoka, pediatër nga Mati, u bë i njohur tre vite më parë pasi u ofrua publikisht që të martohej me Bleona Qeretin.
Ai ishte dje në emisionin Zonë e Lirë. Teksa ka qenë në studio sot, Dalipi ka lexuar disa letra publike, ku në njërën shprehej se e gjithë dashuria ndaj Bleonës ka qenë e sajuar.
“Dashuria ime për Bleona Qeretin ka qenë një dashuri e sajuar, të cilin besoj se e kam realizuar mirë.
Bleonës i kërkoj falje, në kohën kur unë u prononcova në media, Bleona për mua përfaqësonte Nënë Terezën, simbolin e përfaqësimit të bukurisë shqiptare kudo në botë.
Nuk kam qenë kurrë kaq i keq sa më portretizojnë disa kundërshtarë të mi, më përjashtuan nga kolektivi i spitalit në Mat”, u shpreh Dalipi.
“Nga ndodhia që u bëra personazh publik për Bleonën, kolegët e spitalit u distancuan, filluan të më shanin, por unë nuk jam Don Zhuan.
Ndikoi edhe deklarata e Bleonës për divorcin nga gruaja, jetoj në pallatin e sportit në katin e parë, jam në borxhe. E vërteta ishte se kisha dy javë që kisha dorëzuar unazën, kur lexova intervistën e Bleonës tek pishina ime në Burrel dhe më preku.
Ky ëngjëll në ditën me diell zbriti aty, Bleona është Bleona, kujt nuk i ka bërë përshtypje.
E dua si dallëndyshen shqiptare, jo si objekt s,eksi. Unë dëshiroja që Bleonën ta përdorja si një trampolinë që të zhdukesha nga Burreli.
E more për mua, e përqafove për vete”, tha Gjoka.