Prej ditës së hënë, fëmijët me spekterin autik të Qendrës Komunitare PAK, të bashkisë Tiranë kanë çelur një ekspozitë të pazakontë pikturash, punimet e të cilëve do të qëndrojnë për 14 ditë të ekspozuara pranë Piramidës, duke synuar të tërheqin vëmendjen e qytetarëve.
Këta të rinj botën e tyre plot ngjyra të “Spektrit Autik” e kanë shpalosur në tablo, duke sjellë krijime që shpalosin perceptimin dhe ndjesitë e tyre.
Të ardhurat që vijnë nga shitja e punimeve dhe e pikturave do të shkojnë në adresë të këtyre të rinjve që kanë shpalosur talentin e tyre duke sjellë në telajo imagjinatën e tyre krijuese dhe aftësinë perceptuese të mjedisit veprues.
Përmes kësaj ekspozite, Qendra Komunitare PAK Tiranë sjell në vëmendjen e shoqërisë apelin për më shumë përkushtim ndaj fëmijëve autikë si dhe jep mesazhin e qartë human se për një shoqëri gjithëpërfshirëse.