InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Të mbrojmë gjuhën tonë!

18 Nëntor, 2023
in InfoPress, Lajme
A A
Të mbrojmë gjuhën tonë!

Nga: Prof. dr. Hajri Shehu

Në vëmendje të autoriteteve të pushtetit qendror dhe vendor

Ju admirojmë për punën tuaj dhe për përkushtimin tuaj për të bërë vepra të mëdha për Tiranën e për qytetarët e Tiranës. Ju vlerësojmë përzemërsisht. Ndërkohë, duam t’ju shprehim një shqetësim, të cilin, me siguri e keni edhe ju. E kemi fjalën për tabelat e shitoreve, të sipërmarrjeve, të shërbimeve etj. dhe për reklamat e qytetit të Tiranës. Pjesa më e madhe janë në anglisht (disa herë, në një anglishte të shpifur, tipi Bee Fly) dhe një i huaj do të mendonte se Tirana qenka qytet dygjuhësh (!).

Për të gjitha gjuhët çështja e pastërtisë ka rëndësi të madhe. Për gjuhën shqipe është jetike. Ne nuk jemi ksenofobë. Por njeriu pyet: Përse në Tiranë të sheh syri Caffe / Coffee, Candy, Boutique, Travel Agency etj.? Ne nuk jemi as puristë. Por këtu nuk bëhet fjalë për purzëm. Këtu bëhet fjalë për vërshim fjalësh të huaja të panevojshme.

Nuk na vjen mirë ta themi, por nuk mund të mos e themi: Tirana e rrugët e Tiranës janë prajtur (infektuar) keq me këso tabelash e reklamash.

Ja edhe ca shembuj të tjerë: Twin Towers; Sole Travel and Tours; OK Travel; International Travel and Tours; Parfums de France; Outlet Shoes; Luxury; Delight; On Time; Unique Gift Shop etj. etj. Ka edhe Fox (= Dhelpra). Ka edhe Tirana Grill e Tobacco Shop se nuk i paska shqipja skarë e duhan (!) e New Tirana Flower (siç shihet, një përkthim, tashmë nga shqipja Tirana e Re + Lule). Sepse edhe lule nuk ditkemi ta themi ne shqiptarët (!). Edhe Zogun e Zi e kemi përkthyer Black Bird(!). Shihni edhe sajesën Grand Pazar. Habia më e madhe është se ka edhe Barber e Barber’s Shop (sepse duket, i gjori njeri do që të duket sa më i huaj e nuk thotë e nuk shkruan dot berber(!) a rrojtar e rrojtore ose floktar e floktarí. I njëjti problem është edhe me reklamat.

Gjuhësisht, këto mënyra të thëni janë ndërhyrje arbitrare në gjuhë e thyerje e normës letrare. Dhe ndërhyrjet arbitrare e thyerja e normës letrare janë të papranueshme. Gjuha nuk është si arra e pazarit, ku kushdo mund të gjuajë me gur. Gjuha nuk është vetëm e pronarëve të tabelave. Është e ne të gjithëve. Tabelat e reklamat qytetëse të llojit të mësipërm mund të konsiderohen edhe si një rrugë për institucionalizimin e arbitrariteteve në gjuhën standarde dhe e thyerjes së normës letrare sepse ato vijnë nga një zyrë shtetërore regjistrimi e sepse qyteti jeton me to orë e çast.

Fytyra e Tiranës janë edhe tabelat e reklamat e saj. Dhe fytyrën e Tiranës duhet ta mbajmë gjithnjë të pastër.  Atëherë, ju takon ju të reagoni institucionalisht për të mos i lejuar tabelat me fjalë të huaja të panevojshme ose me gabime gjuhësore. Ju takon ju sepse jeni kryetar i Bashkisë. Ju takon ju edhe sepse jeni, vërtet djalë (më pëlqen t’ju them djalë) i zgjuar, i zoti e i përkushtuar, për të bërë vetëm punë të mira e punë të mëdha. Ju takon ju sepse ju, jo vetëm i njihni normat e gjuhës standarde, por keni edhe ndjenjën dashamirëse për to. Ju takon ju sepse kështu ngrini edhe kulturën e të folurit të qytetarëve të Tiranës. Tabelat e reklamat e tanishme nuk tregojnë kulturë të foluri; ato nuk tregojnë kulturë gjuhe.

Kujdesi për gjuhën ka rënë shumë. Besojmë që e vini re edhe ju. Ndryshe, nuk ka si shpjegohet që kemi aq shumë programe televizive me tituj anglezë. Kjo është punë e mjeteve të informimit masiv dhe e të tjerëve, – do të thoni ju. Po, kështu është. Bashkia ka punë me tabelat e reklamat. Do t’ju jap një shembull tjetër. Kemi parë njëherë në Tiranë këtë reklamë: Ndaq thirrëm Mbret, (ndaq) Prince, Të inspiron. 

Këtu nuk po merremi me fjalën e huaj të panevojshme – inspiron. Janë shkruar gabim me shkronjë të madhe tri fjalë. Vijmë te fjala ndaq. Porositësi i reklamës a shkruesi nuk ka dalluar ç nga q. Por njerëzit mund të jenë tallur me këtë ndaq. Në mos me Fjalorin e gjuhës shqipe, me një mësues po të ishin këshilluar, nuk do t’i bënin gabimet.

Në tabela, nuk janë të pakta edhe gabimet shkrimore. Por fjalët e huaja të panevojshme e gabimet gjuhësore janë dhunim i pamëshirshëm i gjuhës së kombit.

Nuk duhet të harrojmë, më në fund që njerëzit nuk na i kuptojnë as tabelat, as reklamat, çka do të thotë që nuk kemi as rezultat në reklamimet tona.

Me siguri, duhet të ketë një zyrë të posaçme për regjistrimin e shitoreve e të shërbimeve dhe një mjedis të posaçëm ku shkruhen tabelat e reklamat. A nuk mund të caktoni një redaktor të përhershëm aty ku shkruhen tabelat e reklamat?

Nëse i ndreqni tabelat e reklamat qytetëse, besojmë që do t’ju vlerësojnë si për sheshin “Skënderbej” e si për ato veprimtaritë që keni bërë në këto ditë të mandateve tuaja. Nëse për shumë arsye, nuk mundeni, të paktën, të shihen tabelat e reklamat e reja – tani e tutje.

Të Lidhura

“SHAKAJA” E RAMES/ Mediat ruse: Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s tallet me gafat e presidentit amerikan!
Lajme

“SHAKAJA” E RAMES/ Mediat ruse: Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s tallet me gafat e presidentit amerikan!

5 Tetor, 2025
Kush do të jetë Papa i ardhshëm?
Lajme

Kush do të jetë Papa i ardhshëm?

22 Prill, 2025
Kosova pa qeveri! Dështon për të dytën herë Seanca për konstituimin e Kuvendit
Lajme

Kosova pa qeveri! Dështon për të dytën herë Seanca për konstituimin e Kuvendit

17 Prill, 2025
Ja cili është shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës, i fundit ishte Izraeli në vitin 2020 falë presionit nga Trump
Lajme

Ja cili është shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës, i fundit ishte Izraeli në vitin 2020 falë presionit nga Trump

26 Mars, 2025
Shuhet në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit
Lajme

Shuhet në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit

22 Mars, 2025
Panik në aeroportin e Londrës!/ Zjarr masiv në “Heathrow”, anulohen të gjitha fluturimet
Bota

Panik në aeroportin e Londrës!/ Zjarr masiv në “Heathrow”, anulohen të gjitha fluturimet

21 Mars, 2025

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 1 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 1 shkurt 2026

1 Shkurt, 2026

U deklarua për Juelën, Seno i “BBV” konfirmon rikthimin me ish-bashkëshorten
Show Biz

U deklarua për Juelën, Seno i “BBV” konfirmon rikthimin me ish-bashkëshorten

1 Shkurt, 2026

Selin rrëfen sekretin e familjes: Babi ka bërë një gabim…
Show Biz

Selin rrëfen sekretin e familjes: Babi ka bërë një gabim…

31 Janar, 2026

Horoskopi, 31 janar 2026
Horoskopi

Horoskopi, 31 janar 2026

31 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com