InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Pse po shikohet kaq shumë Big Brother?

18 Nëntor, 2023
in Artikuj, Të ndryshme
A A
Pse po shikohet kaq shumë Big Brother?

Nga Rudina Koromani

Kënaqësia publike e të parit e ndjekurit në televizion të jetës private të njerëzve të tjerë, në situata intime dhe në përgjithësi të gjithçkaje ata bëjnë, filloi për herë të parë në vitin 1999.

Kjo ka ndodhur në stacionin televiziv holandez Veronica, i cili transmetoi versionin e parë të shfaqjes tashmë ikonike Big Brother.

Që atëherë, ky format është bërë një fenomen global, me mbi 500 sezone në mbi 62 vende dhe rajone ekskluziviteti në botë.

Nga Shtetet e Bashkuara në Mbretërinë e Bashkuar, nga India në Australi.

Big Brother është bërë një element kryesor i argëtimit televiziv pa përjashtuar dhe vendin tonë të vogël. Ka gllabëruar audiencën me përzierjen e tij unike të dramës e konkurrencës.

Termi “Big Brother” u krijua për herë të parë nga George Orwell në romanin e tij distopik “1984”, botuar në vitin 1949.

Ky tregon historinë e një individi të projektuar në të ardhmen, në një shtet totalitar. Me një qeveri që përdor mbikëqyrjen dhe propagandën për të kontrolluar qytetarët e saj.

Ndërsa romani është bërë një klasik lidhur me pasojat e rënda sociale të lirisë së mendimit të individit. Si pasojë e kontrollit dhe mbikëqyrjes së pushteteve.

Sot nëpër botë, pas shumë dekadash, vlon popullariteti dhe dëshira për të parë në televizion gjithçka që ndodh. Po ashtu flasin e bëjnë pjesëmarrës të njohur apo të panjohur, të izoluar në një shtëpi. BB Reality Show.

I konsideruar si një “eksperiment sociologjik”, ky lloj formati televiziv 24/7, mundëson vëzhgimin.

Se si njerëzit ndërveprojnë kur vendosen të jetojnë me njerëz të tjerë që kanë mendime, ideale të ndryshme apo nga sfonde të ndryshme socio-ekonomike.

Duke vëzhguar sjelljen e pjesëmarrësve, kuptojmë se si njerëzit reagojnë kur detyrohen të ndërveprojnë me njëri-tjetrin jashtë zonës së tyre të rehatisë.

Një informacion, ky, i vlefshëm për mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë në situata të ndryshme shoqërore . Dhe se si ata mund të inkurajohen të punojnë së bashku në një mënyrë produktive dhe respektuese.

Një histori që zgjat tre muaj duke parë konkurentët që vihen në prova të inskenuara në shumicën e rasteve. Ndërsa konkurrojnë për çmimin e madh. Shikuesit shohin dramat e lindura apo krijuara enkas në kohë reale.

Çdo seri është e mbushur me lojëra intensive, kthesa të papritura dhe shumë surpriza. Me kamerat që qarkullojnë 24/7, shikuesit marrin një vështrim nga afër të garuesve.

Ndërsa ata bëjnë përpjekjet e tyre heroike për të “duruar” sa më gjatë, me qëllimin final për të fituar.

Për të fituar çmimin e madh në shfaqjen “Big Brother”, konkurrentët duhet të durojnë një konkurrencë rraskapitëse.

Konkurrencë që përfshin mbijetesën e dëbimeve javore.

I fundit i shtëpisë kurorëzohet fitues dhe shpërblehet me çmimin e madh.

Është një provë qëndrueshmërie dhe strategjie, pasi garuesit duhet t’i kalojnë kundërshtarët e tyre. Po ashtu të dëshmojnë “forcën” për të qenë të fundit në këmbë.

Por sa reale janë këto reality show?

Ky format jep idenë e rreme në publik, se vërtet i njeh njerëzit që sheh në ekran, kurth ku bie shikuesi amator.

E vërteta është se as ata që janë konkurentë nuk e njohin veten e tyre kur janë brenda këtij formati.

Izolimi, rregullat e lojës dhe drejtimi që vet produksioni i jep rrugëtimit të spektaklit manipulon e krijon role. Po ashtu personazhe të panjohura dhe për vetë ata që i luajnë.

Duke hyrë e dalë në role të ndryshme e ku edhe perceptimet u kontrollohen e manipulohen, si psh.: “ publiku duartroket e ata mendojnë se janë ok”.

Publiku, duke qenë se i ndjek gjatë gjithë kohës, teksa mësojnë për historitë e personale të konkurentëve (problemet, shëndetin, pasiguritë ekonomike, dashuritë, konfliktet e tradhtitë e tyre), mendon se i njeh plotësisht.

Njëkohësisht dinamika të tilla brenda dhe jashtë lojës i bëjnë banorët të ndihen “të afërt” me publikun.

Kjo marrëdhënie e ngushtë e krijuar përkohësisht, aq kohë sa programi zgjat, shpjegon dhe arsyet se pse interesi publik rritet vazhdimisht.

Ti njeh një pjesë të historisë e kërkon të dish edhe më shumë, më shumë.

Duke jetuar tërthorazi përmes përvojave të konkurentëve që shohin, fansat më të mëdhenj të këtij formati pëlqejnë të shohin dramat. Por që vet nuk dëshirojnë t’i përjetojnë.

Thënë më thjesht, drama të tilla i ndihmojnë të vlerësojnë rehatinë e jetës së tyre. Votimi nga ana tjetër e bën publikun  ‘fans” të besojë se është në pozicionin e privilegjuar të gjyqtarit.

Ky përfshihet plot dedikim për të bërë një gjykim të drejtë, e plot rehati nga divani gjykon.

Perceptimi fals që ka shumica e publikut është se sa më shumë informacione të shohin e lexojnë aq më shumë të vërteta besojnë se dinë rreth personazheve të izoluar në shtëpi.

Duke mos kuptuar vërtetësinë e gënjeshtrat e informacioneve që u serviret.

Pse pëlqehet të ndiqet kaq shumë BB reality?

Duam të dimë se kush i tha kujt? Cili person tradhtoi kë. Kush kompromentoi aleancat e mori një vendim që ndikoi tek. Një orë vëzhgimi me qasje psikologjike, por pa leksione apo provime.

Shpesh shfaqjet të tilla na bëjnë të reflektojmë se çfarë mund të bëjmë në një situatë të ngjashme. Gjë që mund të jetë një ushtrim i mirë në eksplorimin e vlerave.

Temat e sjelljeve të mira dhe të këqija, tradhtisë, konkurrencës dhe lidhjeve intime janë të njohura për ne.

Ne marrim vendime të ngjashme çdo ditë por pa kamerat, skenarët artificialë dhe publicitetin.

E një fakt i tillë na pëlqen sepse ne e duam dramën njerëzore sepse identifikojmë dramat e luftrat tona personale. Në mes të cilave çdo njeri prej nesh përballet.

Duke përmbushur fantazi që nuk i përjetojmë në jetën tonë të përditshme, ku jo çdo ditë është emocionuese. Ne jemi të vetdijshëm se shumica e ditëve tona përsërisin vetveten.

A ka ndonjë kosto personale apo shoqërore për magjepsjen e vazhdueshme me shfaqje të këtij formati?

Ndërsa mendimet për këtë temë janë të ndryshme, në varësi të moshës, formimit intelektual, impenjimeve e faktorit kohë që ka çdo individ. Fakti se sa na kushton një angazhim i tillë varet dhe nga sistemi ynë vleror individual.

Disa angazhohen sepse shohin të pasqyruara vlerat e tyre personale. Disa për t’i krahasuar vlerat e tyre e disa të tjerë duke i kundruar në distancë nga ekzistenca e vlerave personale. Thjesht si argëtim.

Televizioni, ashtu si të gjitha format e tjera të medias, ka ndikim në mendimet, opinionet dhe sjelljet tona.

Nuk ka dyshim se ajo që marrim për argëtim dhe informacion ndikon dhe në mënyrën se si mendojmë për botën përreth nesh.

Mendjet tona janë krijuar për të sintetizuar një mori informacionesh çdo ditë, nga ndërveprimet tona me të tjerët – te librat që lexojmë dhe argëtimi që kërkojmë.

Ne e kuptojmë botën përmes këtyre pjesëve të informacionit që mbledhim dhe kjo ndikon në mënyrën se si e jetojmë jetën tonë çdo ditë.

Përtej informacionit të përditshëm që thithim, ne jemi të ndikuar edhe nga përvojat tona të mëparshme të jetës, familja jonë e origjinës, mjedisi ku jemi rritur.

Dhe një mori faktorësh të tjerë kulturorë dhe gjenetikë.

Këto ndikime ndërpersonale dhe të drejtpërdrejta kanë më shumë gjasa të ndikojnë në vlerat dhe sjelljet tona sesa një emision reality show.

Ky emision është i ndërtuar nga një staf i tërë me qëllim të drejtpërdrejt përfitimi financiar, që një shikues i zgjuar e di.

Ndërsa kënaqemi me këto shfaqje duke kaluar kohën, vlen për të pyetur veten: Sa kohë të vlefshme më merr?

Çfarë më pëlqen në këtë shfaqje dhe çfarë emocionesh më shkakton? Çfarë më tërheq te këta personazhe?

A do të bëja zgjedhje të ndryshme nga këta personazhe? Nëse po, pse?

Çfarë vlerash përqafoj në jetën time që respektohen apo janë inekzistente në këtë shfaqje?

BB reality show, ndonëse etiketohen me ironi “si lugë boshe vlerore” nga disa “specialistë”, duke i bërë të ndjejnë kënaqësi me faj shumë persona që i ndjekin.

Mund të shihen si formate argëtuese, si fillime bisedash mes miqve, ndërsa ruajmë të pacenuara vlerat tona dhe si të jetojmë në mënyra që demonstrojnë ato vlera.

Ajo që bën diferencën mes niveleve të ndryshme të shikuesve të këtyre shfaqjeve është koha që shpenzojmë për to….

Disa janë të obsesionuar duke i ndjekuar natë ditë, në kërkim të lidhjeve me personazhet, me përpjekje ekstreme për të lidhur përvojat e tyre me preferencat personale e duke krijuar një ndjenjë përkatësie.

Një lidhje domethënëse me ata që janë të ngjashëm me ta, madje duke u identifikuar me ta.

Por një shikues i zgjuar arrin ta kuptojë lehtësisht faktin e lumturive të sforcuara të përjetuara në ekran e teksa kupton se jo gjithçka sheh është e vërtetë.

Sa e rëndësishme është koha jote për ty?

Shumica e asaj që shohim në TV është “rezultat i redaktimeve të kujdesshme të skenarit për të shkaktuar mister dhe emocione. Tregohet e shfaqet ajo që provokon emocione të forta duke përmbushur fantazi që shumë prej nesh i ëndërron.

Por, kur marrim parasysh se janë marrëdhëniet reale jetësore, ato me të cilat jetojmë vërtetë, arrijmë të shkojmë përtej krahasimeve. E duke u distancuar emocionalisht nga këto shfaqje, duke kontrolluar përfshirjen tonë.

Duke u bërë një shikues i zgjuar i ekranit, je ti që vendos se çfarë do shohësh nga divani yt, sa kohë do harxhosh e sa orë gjumë do bësh para se të rifillosh rutinën e jetës tënde.

Veçanërisht nëse ndihemi të lodhur në punë dhe kemi nevojë për pak kohë për t’u çlodhur… Në fund të fundit, të gjithë e dimë se patatinat nuk janë të shëndetshme ama të gjithë i hamë!

Të Lidhura

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene
Artikuj

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene

18 Korrik, 2025
Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025
Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Të ndryshme

Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

12 Korrik, 2025
ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër
Artikuj

ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër

11 Korrik, 2025
Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?
Artikuj

Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?

6 Korrik, 2025
Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat
Të ndryshme

Ne mund të jemi brezi i fundit që shohim të fluturojnë xixëllonjat

12 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Google AI u pyet nëse Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo – përgjigja shumë tifozë ka befasuar
Sport

Google AI u pyet nëse Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo – përgjigja shumë tifozë ka befasuar

23 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 23 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 23 Korrik 2025

23 Korrik, 2025

Erdogan thirrje botës perëndimore për GAZËN: Bashkohuni në anën e njerëzimit!
Bota

Erdogan thirrje botës perëndimore për GAZËN: Bashkohuni në anën e njerëzimit!

22 Korrik, 2025

“Je e ftuar kot, u pendova…”/ Ronaldo përzë Krisën nga emisioni: Turp që të ftova
Show Biz

“Je e ftuar kot, u pendova…”/ Ronaldo përzë Krisën nga emisioni: Turp që të ftova

22 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com