InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Audio-përgjimi që “fundosi” kryebashkiakun socialist

21 Tetor, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Audio-përgjimi që “fundosi” kryebashkiakun socialist

Një telefonatë për të mos i prerë energjinë elektrike një debitori deri në zgjedhje ka implikuar në dyshime të forta kryebashkiakun e Rrogozhinës.

Më tej, kandidati që garonte në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022 për pushtet lokal, ka thënë në atë telefonatë se debitin e asaj familjeje do ta paguante ai. Ky është një fakt që pretendohet se po hetohet nga Prokuroria e Posaçme ndaj kryebashkiakut socialist të Rrogozhinës, i cili rifitoi sërish në procesin zgjedhor të këtij viti.

Por Memolla është në SPAK duke u hetuar nga një tjetër prokuror, për çështjen e dëmshpërblimeve të tërmetit dhe abuzimeve me tendera, siç mësohet se janë edhe disa kryebashkiakë të tjerë. Emri i bërë publik që vijon të jetë nën hetim për kallëzime të bëra nga qytetarët është edhe kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, ndaj të cilit kanë nisur hetimet prej kohësh.

KRYEBASHKIAKU I RROGOZHINËS NË SPAK

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla i Partisë Socialiste është marrë i pandehur nga SPAK nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022. Ditën e enjte, Memolla së bashku me avokatin e tij mbrojtës është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, ku i është komunikuar akuza. Hetimi për të ka nisur muaj më parë në lidhje me një denoncim që është bërë ndaj kryebashkiakut.

Sipas informacioneve që vijnë nga SPAK-u, bëhet me dije se bëhet fjalë për një përgjim, sipas të cilit, pretendohet se Memolla paguante faturat e energjisë elektrike të qytetarëve të Rrogozhinës në këmbim të votave.

Regjistrimi i bisedës telefonike raportohet se është bërë në prag të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022. Memolla është kapur në një audio-përgjim, duke ndërhyrë tek OSHEE-ja për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një familjeje të varfër. Në një bisedë telefonike me një grua, Memolla konfirmon se ishte takuar më herët me telefonuesen, së cilës i kishte garantuar mosndërprerjen e energjisë, në këmbim të votës për zgjedhjet e 6 marsit.

E më pas në telefon del elektricisti që kishte shkuar për ndërprerjen e energjisë, të cilit Memolla i kërkon që të mos ia ndërpresë energjinë. Madje, Memolla e orienton elektricistin që pasi të kalojnë zgjedhjet, mund të vepronin. Të gjitha këto prova të hetuara nga SPAK-u kanë rënduar pozitën e kryebashkiakut, të cilit i është komunikuar dje edhe akuzua e korrupsionit në zgjedhje. Për këtë akuzë, Memolla po hetohet nga prokurori Edvin Kondili.

Më herët në prill të këtij viti kryebashkiaku është paraqitur në SPAK mbi dyshimet se ka bërë punësime fiktive në bashki pikërisht në kohën e fushatave elektorale.

Hetimet ndaj dy kryebashkiakëve socialistë janë në vazhdën e një sërë hetimesh të tjera në lidhje me korrupsionin dhe shkeljet e barazisë në tenderë, që duket se janë kthyer edhe në gangrenën që po ‘ha’ kryebashkiakët në të gjithë vendin. SPAK-u ka nisur një praktikë të gjatë për sekuestrimin e dokumenteve që kanë të bëjnë me dyshimet e tyre në një sërë zyrash të bashkive të vendit.

Të Lidhura

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë
Aktualitet

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

24 Mars, 2026
Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026
Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister
Aktualitet

Gjendet e pajetë 31-vjeçarja nga Kosova në një hotel në Durrës, rrethanat mister

23 Mars, 2026
Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë
Aktualitet

Aksident tragjik në aksin rrugor Vlorë–Kotë

23 Mars, 2026
Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026
Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026

TË FUNDIT

Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme
Bota

Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme

24 Mars, 2026

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë
Aktualitet

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

24 Mars, 2026

Horoskopi për ditën e martë, 24 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e martë, 24 mars 2026

24 Mars, 2026

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com