InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Projeksioni/ Jo vetëm që shkojmë në ‘Gjermani 2024’, por Kombëtarja siguron vazon e dytë në fazën finale! Lëmë pas Italinë dhe Holandën

13 Tetor, 2023
in InfoPress, Lajme, Sport
A A
Projeksioni/ Jo vetëm që shkojmë në ‘Gjermani 2024’, por Kombëtarja siguron vazon e dytë në fazën finale! Lëmë pas Italinë dhe Holandën

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi dje 3-0 kundër Çekisë në “Air Albania”, për grupin E të Euro 2024. Në stadiumin e tejmbushur të Tiranës vendosi goli i Jasir Asanit në minutën e 10-të dhe dopieta e Taulant Seferit në minutat 51 dhe 73. Me këtë sukses djemtë e Sylvinhos ngjiten me 13 pikë në krye të grupit dhe janë me një këmbë në fazën finale të “Gjermani 2024”.

Sipas një projeksioni nga “We Global”, të pikëve, rezultateve dhe renditjeve momentale të grupeve pas ndeshjeve të djeshme, kombëtarja shqiptare jo vetëm që do jetë në Euro 2024, por ka siguruar edhe vazon e dytë në shortin e finaleve që do hidhet në 2 dhjetor nga UEFA.

Kuqezinjtë janë skuadra që kanë më shumë shanse të sigurojnë vazon e dytë me 83.4 përqind, për mos thënë që nëse sigurojmë vendin e parë në grupin E dhe më një sërë kombinimesh në grupet e tjera, “Shqiponjat” mund edhe të jenë kokë grupi.

Faximile nga We Global

Momentalisht, vazoja e parë përbëhet nga Gjermania, Portugalia, Franca, Anglia, Belgjika dhe Spanja. Në vazon e dytë, veç Shqipërisë bëjnë pjesë edhe Hungaria, Danimarka, Zvicra, Kroacia apo Austria, kundërshtarë që momentalisht nuk do jenë përballë ekipit kuqezi në fazën finale të Europianit, që zhvillohet verën që vjen në Gjermani.

Vazo e tretë përbëhet nga Skocia, Holanda, Serbia, Turqia, Italia apo edhe Çekia, ky i fundit rivali ynë i grupit E që ka më shumë shanse për kalimin më tej. Më pas në vazon katër për momentin janë Finlanda, Sllovakia, Izraeli dhe tre skuadrat fituese nga play-off.

Ndërkohë që për të siguruar matematikisht fazën finale të Euro 2024 na duhet një pikë, tanimë jemi duke menduar edhe për një pozicionim sa më të mirë në vazo, duke lënë pas kundërshtarë të rëndësishëm. Sipas të gjitha gjasave, kuqezinjtë do jenë mes 24 skuadrave në “Euro 2024”.

Projeksioni i vazove për hedhjen e shortit

Të Lidhura

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve
Sport

Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve

13 Gusht, 2025
Interi i pakënaqur me Kristjan Asllanin, mesfushori refuzon transferimin jashtë Italisë
Sport

Interi i pakënaqur me Kristjan Asllanin, mesfushori refuzon transferimin jashtë Italisë

27 Korrik, 2025
Google AI u pyet nëse Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo – përgjigja shumë tifozë ka befasuar
Sport

Google AI u pyet nëse Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo – përgjigja shumë tifozë ka befasuar

23 Korrik, 2025
Kristjan Asllani drejt largimit nga Interi, Betis Sevilla në garë për firmën e tij
Sport

Kristjan Asllani drejt largimit nga Interi, Betis Sevilla në garë për firmën e tij

8 Korrik, 2025
“Anuloje MARTESËN ose nuk vjen te Shqipëria!”/ Kërkesa e pazakontë që Silvinjo i bëri lojtarit të Kombëtares
Sport

“Anuloje MARTESËN ose nuk vjen te Shqipëria!”/ Kërkesa e pazakontë që Silvinjo i bëri lojtarit të Kombëtares

17 Qershor, 2025
Novak Djokoviç nxjerr ‘blof’ mediat serbe për duelin me Shqipërinë: Përgëzime!
Sport

Novak Djokoviç nxjerr ‘blof’ mediat serbe për duelin me Shqipërinë: Përgëzime!

8 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Mot me kthjellime, temperaturat sot shkojnë deri në 36 gradë Celcius
Aktualitet

Mot me kthjellime, temperaturat sot shkojnë deri në 36 gradë Celcius

19 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 19 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 19 gusht 2025

19 Gusht, 2025

Paralajmërimi i pavdekshëm i Dianas për Harryn dhe Williamin
Show Biz

Paralajmërimi i pavdekshëm i Dianas për Harryn dhe Williamin

18 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 18 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 18 gusht 2025

18 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com