InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Histori

Dokumenti historik ku Aleksandri i Madh e shkruan me dorën e tij se është Ilir…

27 Shtator, 2023
in Histori, Të ndryshme
A A
Dokumenti historik ku Aleksandri i Madh e shkruan me dorën e tij se është Ilir…

Nuk ka asnjë figurë të antikitetit më të përmendur dhe më të admiruar në historinë e Europës Perëndimore se sa Aleksandri i Madh i Maqedonisë. Trashëgimia që la është po aq madhështore sa edhe vetë jetë e kompletuar që jetoi.

Bëmat dhe trimëritë e tij ushtarake i kanë mundësuar Aleksandrit të kalojë nga historia në legjendë.

Në kontrast me bindjen e plotë historike, që është një i gjithmbarshëm se Aleksandri i Madh është heroi më i influencues i antikitetit botëror, qëndrojnë polemika mbi origjinën gjenetike të tij.

Ç’ishte ky Aleksandri? A ishte serb? A ishte grek? A ishte shqiptar?

Edhe pse duket çmenduri të flitet për serbët në shek e IV pr.K (sepse dyndjet sllave erdhën në Ballkan në shek VI-VII ps.K), ka shumë historianë serbë që aludojnë se Aleksandri i Madh ka prejardhje serbe.

Profesori Jovan Deretiç pohon se gjatë marshimit të Aleksandrit në Indi, ai hasi një qytet të quajtur Serbona, dhe atëherë Aleksandri e kupton se ka të njëjtën prejardhje me banorët e këtij qyteti.

Grekët mendojnë se është grek pasi Aleksandri përhapi kulturën helenike, në atë kohë shumë e fuqishme dhe e përparuar. Por ky pohim bie menjëherë, pasi grekët e kohës së Filipit dhe Aleksandrit të Maqedonisë i konsideronin maqedonasit barbarë, pra jo grekë.

Gjatë kërkimeve të mia unë kam gjetur tre prova që Aleksandri i Madh i Maqedonisë është me origjinë ilire. E para vjen nga vëllimi i dytë i serisë së dymbëdhjetë librave “Historia Botërore dhe Qytetrimi”.

Nga këtë vëllim, historiani suedez Karl Grimberg (autori), rrëfen se nëna e Aleksandrit,Olimpia, një princeshë e Epirirt me të njëjtin gjak të shqiptarve të sotëm.

Prova e dytë është njëri nga përfundimet që shtrohen në librin shumë të çmuar të babait të Albanologjisë, Georg fon Han, “Studime Shqiptare”. Ai deklaron në veprën e tij: “Epiriotët, maqedonasit e ilirët janë farefis në mes tyre.”

Nëqoftëse nuk jeni bindur akoma fakti tjetër vjen nga Studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin ( ku Konica.al ka botuar një artikul të tillë më parë), e cila ka zbuluar ‘testamentin’ e Aleksandrit të Madh në të cilin ai i drejtohet popullit të Shkodrës duke ju dhënë atyre një territor në administrim si dhe duke ju drejtuar me fjalën se ai është “pinjoll i farës së ilirëve”.

Ky tekst është gjetur në tek “Statutet e Shkodrës”, të shkruara më 1469. Dorëshkrimi, i ruajtur në Bibliotekën e Muzeut Correr në Venecia, u gjet nga studiuesja Lucia Nadin në vitin 1995.

Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon dielli, nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sundimin e botës.

Duke qenë se ju gjithmonë me jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap dhe u dorëzojë juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën e Akuilonit e deri në skaj të Italisë së Jugut. Askush tjetër, veç jush, të mos guxojë të vendoset dhe të qëndrojë në ato vende dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë vetëm si skllavi i juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.

U shkrua në Kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të nilit në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitar të këtij akti janë Atleti, logotheti i im, dhe 11 princa të tjerë, të cilët unë po i emërojë si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë Botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës.

Aleksandri i Madh i Maqedonisë, ne vtin 325 pr.K, ose siç njihet ndryshe, viti 4874.

Të Lidhura

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!
Të ndryshme

IN MEMORIAM: Ilir Shqina, ‘kohë e pamjaftueshme’ për intelektualin dhe diplomatin e “Klasit A”!

7 Qershor, 2025
Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!
Të ndryshme

Zbulohet LETRA e Nënë Terezës në shqip e shkruar me dorë. Ndodhet në Arkivin Qëndror dhe mban datën 29 Tetor 1989!

3 Qershor, 2025
“Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich
Të ndryshme

“Më mori malli”, Youtuberi i famshëm takohet me Ramën në stadium në Munich

31 Maj, 2025
Denada Isa/ Suksesi i vërtetë nuk matet me lavdi, por me përulësi
Të ndryshme

Denada Isa/ Suksesi i vërtetë nuk matet me lavdi, por me përulësi

23 Maj, 2025
Të ndryshme

19 Maj, 2025
Shqiptarët po bëjnë lek të paparë, 1 kg nga kjo bimë kushton plot 3 mijë euro, ja ku mund ta gjeni
Të ndryshme

Shqiptarët po bëjnë lek të paparë, 1 kg nga kjo bimë kushton plot 3 mijë euro, ja ku mund ta gjeni

17 Maj, 2025

TË FUNDIT

Novak Djokoviç nxjerr ‘blof’ mediat serbe për duelin me Shqipërinë: Përgëzime!
Sport

Novak Djokoviç nxjerr ‘blof’ mediat serbe për duelin me Shqipërinë: Përgëzime!

8 Qershor, 2025

Penalltia e humbur nga Manaj, Asllani nuk ‘fshihet’: Doja ta gjuaja unë
Sport

Penalltia e humbur nga Manaj, Asllani nuk ‘fshihet’: Doja ta gjuaja unë

8 Qershor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 8 Qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025

Në lidhje me restaurimin e Burgut të Spaçit, reagon PLL: Ky burg është simbol i rezistencës antikomuniste, synon mbulimin me harresë të dhembjes njerëzore
Aktualitet

Në lidhje me restaurimin e Burgut të Spaçit, reagon PLL: Ky burg është simbol i rezistencës antikomuniste, synon mbulimin me harresë të dhembjes njerëzore

7 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com