InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Aleksandër Meksi: Shteti i Arbrit u ngrit në Mirditën e sotme

22 Shtator, 2023
in Artikuj, InfoPress
A A
Aleksandër Meksi: Shteti i Arbrit u ngrit në Mirditën e sotme

“Shqipen ia mësoi Apostol Meksi që kishte mbiemrin më të vonë Panajoti dhe që fisi i Meksajve mbiemrin e parë të fisit e kishte Doda. Shumë prej tyre transmetojnë përmes traditës gojore se janë të ardhur prej Mirdite, diku nga shekulli i 17-të dhe se kur në mesin e shekullit të 19-të mirditorët me në krye Lleshin e Zi zbriten poshtë për në Greqi thanë: Mos i prekni, se janë tanët!”.

Mirdita është një nga krahinat me histori për shqiptarizëm, që me të drejtë i bën banorët e saj të krenohen me të shkuarën e vendit të tyre. Për historinë e saj ka burime të shumta historike ashtu siç ka dhe periudha që mbeten për t’u ndriçuar. Ne do të flasim këtu për dy ngjarje me rëndësi nga historia e Mirditës dhe jo vetëm e saj. Për Peshkopatën e Arbërit dhe Kuvendin e Dukagjinit të vitit 1602.

Përmendjen e parë të një peshkopate të Arbërit “…Lazaro albanensi” dhe  “Lazarus episcopus Arbanensis” e kemi në aktin e shugurimit të kishës së Shën Trifonit në Kotor në vitin 1166, ku krahas Lazarit, i cili shuguron altarin në të majtë të kryesorit, marrin pjesë dhe “Andreas prior Albanensis” e Georgio abbate sancti Salvatoris Arbanensis (i Rubikut). Kjo peshkopatë dhe Principata e Arbërit që lidhet me të, janë objekt kërkimesh të shumta shkencore që kanë synuar të ndriçojnë anë të ndryshme të historisë së tyre, shpeshherë dhe me rezultate të ndryshme.

Një vit më vonë (1167) Papa Aleksandri III, i drejtohet “Lazarum episcopum de Arbania” duke e lavdëruar që dëshiron të mohoj ritin grek (ortodoks): ke vullnet ti shmangesh në shume raste kur të paraqitet mundësia ritit grek. Në të njëjtën ditë, Papa në një letër tjetër, i konfirmon kryepeshkopatës së Raguzës shufraganët e saj ndër të cilët nuk ishte peshkopata e Arbërit, e cila nuk njihet si e tillë edhe në mjaft bula të tjera papnore të mëparshme që konfirmojnë shufraganët e Raguzës.

Në të tilla rrethana menduam se kemi të bëjmë me një peshkopatë të krijuar jo prej shumë kohësh, në një territor të mitropolisë ortodokse të Durrësit, pra nën sundimin bizantin, që për të afirmuar qenien e vet apo dhe për bindjet fetare, lidhet me kryepeshkopatën e Raguzës (pak më vonë Antivarit), që deri në këtë kohë nuk përmendej në listat e shufraganëve.

Krijimi i një peshkopate të re në kushtet e Mesjetës, duke iu shkëputur strukturave të mëparshme kishtare me një traditë të gjatë nuk mund të kuptohet pa përkrahjen e një fuqie shtetërore ose të një feudali në zotërimet e të cilit ndodhej dhe i ndihmuar nga rrethana politike dhe fetare. Nga burimet dhe dokumentacioni historik nuk dëshmohet ndonjë pushtim i këtyre trevave nga sundimtarët e Zetës apo të Rashës, ashtu siç mendojmë që prapa këtij veprimi nuk mund të jetë pushteti bizantin me qendër në Durrës, megjithëqë në kohën kur zhvillohet ceremonia në fjalë në Kotor, nën pushtetin bizantin ishte dhe bregdeti Dalmatin çka kuptohet dhe nga akti i sipërpërmendur.

Të Lidhura

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!
Artikuj

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!

18 Shtator, 2025
“Diella”, jehonë në MEDIAT E HUAJA: Shqipëria emëron ministrin e parë ‘robot’ në botë, gjeneruar nga inteligjenca artificiale
Artikuj

“Diella”, jehonë në MEDIAT E HUAJA: Shqipëria emëron ministrin e parë ‘robot’ në botë, gjeneruar nga inteligjenca artificiale

12 Shtator, 2025
Pse miliarderët po dynden drejt Dubait? 
Artikuj

Pse miliarderët po dynden drejt Dubait? 

26 Gusht, 2025
XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve
Artikuj

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve

12 Gusht, 2025
Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje
Artikuj

Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje

3 Gusht, 2025
Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës
Artikuj

Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës

3 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Temperatura deri në 31°C, parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Temperatura deri në 31°C, parashikimi i motit për sot

21 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 21 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 21 Shtator 2025

21 Shtator, 2025

Ish-ambasadorja Yuri Kim mbyll karrierën diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja Yuri Kim mbyll karrierën diplomatike

20 Shtator, 2025

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë
Aktualitet

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

20 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com