RROGOZHINË– Në Rrogozhinë prej mesnatës vijon numërimi i votave për nxjerrjen e fituesit të zgjedhjeve të së dielës.
Deri në orët e para të mëngjesit janë numëruar 15 kuti nga 54 gjithsej, ndërsa kandidati i Partisë Socialiste Edision Memolla kryeson me një diferencë të ngushtë votash përkundrejt rivalit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha.
Rezultati i fundit i KQZ-së, i cili është përditësuar në orën 04:00 të mëngjesit konfirmon se kur janë numëruar 15 kuti nga 54 në total.
Konkretisht Edison Memolla i PS-së ka siguruar 1332 vota, kurse Shkëlqim Hoxha “Bashë Fitojmë” 1250 vota.
Diferenca mes tyre është 80 vota, në favor të kandidatit socialist. Kujtojmë se pjesëmarrja në zgjedhjet e së dielës në Rrogozhinë ishte 36%, 4% më shumë se në 14 maj.










