Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetin social Facebook, ku ka ngritur akuza drejt kryeministrit Edi Rama në lidhje me ndryshimin në kabinetin e ministrave të qeverisë. Ai i quan këto ndryshime jo të përmiresueshme për interesat qyetetare, por në menyrë metaforike e ka quajtur “tualet ministrie”.
Nga Sali Berisha
Miq, tre muaj më parë dhe në vazhdim kam denoncuar në Parlament lidhjet direkte të Taulant Ballës me Gentian Sharrën dhe ekzistencën në prokurori të dhjetëra orëve komunikimi mes Ballës dhe Sharrës, si dhe ndërhyrjen direkte të “Tualetit”, për të fituar në mënyrë të paligjshme tenderët kompania e Gentian Sharrës, në emër të bashkëshortes. Mbi bazën e këtyre provave dhe regjistrimeve, Balla është thirrur në prokurori më shumë se një herë. Pikërisht, në momentin kur prokuroria kishte vendosur heqjen e imunitetit dhe eventualisht arrestimin e Ballës, Edi Rama në një akt mafioz dhe të papërgjegjshëm, për ti shpëtuar lëkurën atij, e emëron “Tualetin” Ministër të Brendshëm.











