InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Autori Nuri Bumja, vjen me librin “Vilza dhe Vilzakët”, shpirti e zemra Tiranase!

7 Qershor, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Kulturë, Lajme
A A
Autori Nuri Bumja, vjen me librin “Vilza dhe Vilzakët”, shpirti e zemra Tiranase!

Nga, Ferit HOXHA

Në ambientet e jashtme të resortit “Garden Flora” Vilëz, rrethuar me një gjelbërim të mahnitshëm, nën shoqërinë e një dite me diell, në një atmosferë të këndshme, me një publik të mrekullueshëm e me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave 9- vjeçare Vilëz dhe “ZENEL BASTARI”, fshati Bastar i Mesëm, më 02.06.2023 u realizua eventi madhështor i promovimit të librit të parë të birit të Krahinës së Bendës, profesorit të nderuar z. Nuri Bumja, “VILZA DHE VILZAKËT, SHPIRTI I TIRANËS DHE ZEMRA E PASTËR”!

Prezenca e shumë personaliteteve të artit e kulturës, poetë, botues e profesorë të ardhur nga shumë fshatra të krahinës sonë, Tirana e rrethe të ndryshme, si dhe nga Dardania, e bënë këtë takim më të bukur, më të këndshëm dhe më mbresëlënës, prandaj në shenjë mirënjohjeje gjej rastin t’i falenderoj të gjithë për pjesmarrjen!

Eventi u hap me himnin e flamurit dhe u prezantua nga nxënësja e gjimnazit “Bari Nela” (mbesa e profesor Nuriut), Lorena Bumja dhe mësuesja e Shkollës 9-vjeçare Vilëz, Albana Nuzi / Visha.

Si fillim, ky aktivitet u përshëndet nga drejtori i shkollës Vilëz z. Shkëlqim Deda i cili u uroi mirëseardhjen të pranishmëve e më pas duke vazhduar me Kryetarin e njësisë Zall-Bastar, z. Hamza Sita i cili përshëndeti në emër pushtetit vendor dhe falenderoi autorin për këtë botim.

Si gjithnjë të pranishëm në aktivitetet që organizohen në Krahinën e Bendës edhe kësaj radhe nuk mund të mungonin përfaqësuesit e Shoqatës Tirana, ku në emër të kryesisë përshëndeti Bardhyl Llagami, babai i dëshmorit të atdheut, Skerdi Llagami.

Më pas, përshëndeti kryetari i Shoqatës Atdhetare-Kulturore-Benda z. Ferit Hoxha, i cili pasi bëri një prezantim të shkurtër mbi vlerat kulturore të fshatit Vilëz dhe rolit të saj në historinë e Krahinës së Bendës, falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, si dhe autorin e librit për këtë vlerë të shtuar për Krahinën e Bendës dhe evidentimin e vlerave njerëzore e intelektuale të profesor Nuri Bumes.

Theksojmë që janë të shumta vlerat që mbart treva jonë Benda( si rrallëkush në vend e kjo për shpirtin e pasur që kanë në breza banorët e saj, për traditat e përçimin e kulturës), por libri “VILZA DHE VILZAKËT”, është një tjetër botim me vlerë në historinë e shkruar të Krahinës sonë e jo vetëm.

Prandaj mund të themi me plot gojën se me këtë botim, Nuriu nderon jo vetëm veten, Vilzën dhe Vilzakët, por mbi të gjitha ai nderon të gjithë Krahinën e Bendës, e kjo për disa arsye kryesore:
Së pari; Vilza është një fshat që ka kontribuar në të gjitha fushat për ngritjen e vlerave të krahinës sonë si në art, kulturë, arsim e ekonomi, jo vetëm sot por që në gjenezën e saj.
Së dyti; vilzakët kanë dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në etapat e ndryshme për “krijimin e historisë sonë të përbashkët” si në kohë lufte, ashtu edhe në kohë paqeje e kjo është e vërtetuar më së miri në librin “BENDA NË RRJEDHËN E HITORISË”, me autorë profesorët e nderuar Ibrahim Kabili dhe Hysen Hysa.
Si i tillë, ky botim pa dyshim që është një tjetër vlerë e shtuar në bibliotekën e secilit prej banorëve të Bendës e më gjerë dhe shpreh bindjen time se do u shërbejë brezave të ardhshëm si busull orientimi në krijimtarinë e tyre.

Si gjithmonë, këtij aktiviteti nuk mund t’i mungonte prezenca e Ansamblit Artistik Benda (qershia mbi tortë e bukuria e shpirtit të bijve të saj), të cilët për nder të të pranishmëve dhe të vetë profesorit, performuan dy valle dyshe burrash si: “Qemanja trish” dhe “Kadja e Re”, nga kërcimtarët Adriatik Lila dhe Hasan Sulmeta, me cigonë Xhemal Heta dhe Musa Kabili dhe me lodër mjeshtri zonës Ramazan Cani.

Programi vazhdoi me interpretime të ndryshme si këngë, valle, grimca humoristike, ese dhe poezi nga libri i z. Bume, të përgatitura nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare Vilëz dhe “ZENEL BASTARI”, fshati Bastar i Mesëm.

Ishte me të vërtetë një program i larmishëm, ku na dhanë shumë kënaqësi, na suprizuan dhe na emocionuan pa masë (sepse bijtë e Bendës dinë t’i bëjnë gjërat bukur, t’i bëjnë natyrshëm e në harmoni të plotë me detajet).

Ky program artistik i dy shkollave ishte përgatitur mjaft mirë nën kujdesin e drejtorave të shkollave Shkëlqim Deda dhe Sadete Duka dhe të stafit pedagogjik nën kujdesin e drejtpërdrejtë të profesorit në pension z. Hysen Hysa (kjo me kërkesë të ish profesorit të tyre Nuri Bumja), i cili për rreth katër dekada me radhë, punoi për edukimin e brezave të rinj e për organizimin e grupeve artistike e kulturore të zonës, pra gjithë jetën ia kushtoi arsimit dhe kulturës, por në këtë ditë ai përjetoi emocionet e nxënësve të këtyre shkollave, ku për fat të mirë një pjesë e stafit pedagogjik janë ish-nxënësit e vetë profesor Bumes.

Si rrallëherë ishin të shumta diskutimet në këtë eveniment, ku mund të përmendim diskutimin e profesorëve të nderuar të ardhur nga Dardania si: z.Milaim Emerllahu e z. Zymer Haliti, duke vazhduar me piktorin nga Tirana z. Buron Kaceli ish-mësues në fshatin Vilëz, historianin Gjet Ndoi, ish-drejtorin e arkivave të shtetit, z. Skënder Farka (anëtar të kryesisë së shoqatës Tirana), z. Rexhep Çullhai (publicist nga Krahina e Tamadhesë), doktor Azem Nela (nënkryetar i Shoqatës Benda), z. Ibrahim Kabili (profesor i historisë në pension e autor i tre librave), znj. Sadete Duka (drejtore e shkollës “ZENEL BASTARI”), z. Zenel Anxhaku (redaktor i librit) e shumë të tjerë…. (ndjesë…).

Një tjetër akt që duhet përmendur ishte edhe vlerësimi për z. Nuri Bumja nga Kryesia e Shoqatës Atdhetare- Kulturore Benda me CERTIFIKATË NDERI me motivacionin:

“Për kontributin e dhënë në dekada për mësimin dhe edukimin e brezave të rinj, për organizimin e veprimtarive kulturore – artistike me shkollën dhe grupet artistike të zonës, për lartësimin e vlerave të Krahinës së Bendës, si dhe për krijimtarinë e tij letrare me botimin e librit “Vilza dhe vilzakët”!
Kjo certifikatë vlerësimi autorit iu dorëzua nga Kryetari Shoqatës Benda z. Ferit Hoxha.

Në përfundim, autori i librit bëri një përshkrim të shkurtër mbi qëllimin e këtij botimi, arsyet dhe motivet që e shtynë për ta botuar, si dhe falenderoi të gjithë mbështetësit dhe të pranishmit në këtë event.

Më pas autori i librit për të gjithë të ftuarit dhe stafin e organizimit, shtroi një drekë ku edhe në të nuk munguan përshëndetjet e çastit, biseda, harmonia e alegria (ashtu siç i ka hije dhe lezeti Nuri Bumes në këto raste), duke përfunduar me shtrëngim duarsh dhe urime për profesor Nuriun dhe për njëri-tjetrin.

Në emrin tim dhe të Kryesisë së Shoqatës Atdhetare-Kulturore Benda edhe një herë duke e falenderuar profesorin për botimin e këtij libri dhe që na mblodhi të gjithëve nga ana e anës, i uruam jetë të gjatë dhe me botime të tjera në vazhdimësi!

Të Lidhura

Vota e diasporës/ 62% e zarfeve mbërrijnë në KQZ! Afat edhe sot për tërheqjen e tyre
Aktualitet

Vota e diasporës/ 62% e zarfeve mbërrijnë në KQZ! Afat edhe sot për tërheqjen e tyre

8 Maj, 2025
Ylli Rakipi i drejtohet Ramës: Premtove shëndetësi falas në 2013 dhe akoma nuk e ke bërë, skandali te Onkologjiku ku bëhej biznes me υ▪︎ekjen, çfarë do t`i thuash kësaj?
Aktualitet

Ylli Rakipi i drejtohet Ramës: Premtove shëndetësi falas në 2013 dhe akoma nuk e ke bërë, skandali te Onkologjiku ku bëhej biznes me υ▪︎ekjen, çfarë do t`i thuash kësaj?

7 Maj, 2025
“Skënderbeu juaj…”, Spiropali i kthehet ashpër analistit: Mbaj vendin dhe fol si duhet
Aktualitet

“Skënderbeu juaj…”, Spiropali i kthehet ashpër analistit: Mbaj vendin dhe fol si duhet

7 Maj, 2025
Gruaja ngatërron gazin me frenat, shtyp njerëzit në Kishën e Laçit
Aktualitet

Gruaja ngatërron gazin me frenat, shtyp njerëzit në Kishën e Laçit

7 Maj, 2025
Jozefina Topalli zbulon shtetet nga ku PD pret më shumë vota: Pas 11 majit, Berisha kryeministër!
Aktualitet

Jozefina Topalli zbulon shtetet nga ku PD pret më shumë vota: Pas 11 majit, Berisha kryeministër!

6 Maj, 2025
Sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut
Aktualitet

Sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut

5 Maj, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 10 maj 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 10 maj 2025

10 Maj, 2025

Papa Prevost, fotoja “profetike” në vitet 70 përballë Shën Pjetrit në miniaturë
Të ndryshme

Papa Prevost, fotoja “profetike” në vitet 70 përballë Shën Pjetrit në miniaturë

10 Maj, 2025

“Armëpushim 30-ditor në Ukrainë”/ Trump: Nëse nuk respektohet…
Bota

“Armëpushim 30-ditor në Ukrainë”/ Trump: Nëse nuk respektohet…

9 Maj, 2025

Koalicioni Euroatlantik mbylli fushatën, Eduart Ndocaj: Lezha dhe mbarë Shqipëria do të votojnë për dinjitetin, zhvillimin dhe drejtësinë.
Politikë

Koalicioni Euroatlantik mbylli fushatën, Eduart Ndocaj: Lezha dhe mbarë Shqipëria do të votojnë për dinjitetin, zhvillimin dhe drejtësinë.

9 Maj, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com