InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Ndëshkoni me votë ata që vjedhin”/ Belind Këlliçi prezanton para Demokristianëve 5 prioritetet për Tiranën

30 Prill, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
“Ndëshkoni me votë ata që vjedhin”/ Belind Këlliçi prezanton para Demokristianëve 5 prioritetet për Tiranën

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ishte i pranishëm në një takim me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokristiane, një ndër partitë formuese të këtij koalicionit.

Në takimin e zhvilluar me strukturat në kryeqytet, lideri i kësaj partie, Nard Ndoka, e cilësoi Belind Këlliçin një misionar, jo vetëm për të ndryshuar Tiranën por edhe një misionar politikë, për të sjellë një model të një politikani të ri dhe të suksesshëm në shërbim të qytetarëve.

_“Belind Këlliçi sot ka një mision, të jemi të qartë, nuk është thjesht një kandidat. Unë mund ta quaj një “misionar politik”, për faktin se mbi vete mbart disa kauza. E para është, të rikthejmë besimi te të rinjtë, të rikthejmë shpresën te të rinjtë, edhe në aspektin e qëndrimit dhe punësimit në Shqipëri por edhe në aspektin politik. Ne patëm dy modele të dështuara për fatin e keq, se gjithmonë flitet se të rinjtë zënë vendin e tyre, por dështuan. Dështoi Lulzim Basha me turp, dështoi Erion Veliaj me turp. Pra një njeri që është më i keq se padroni i tij, Edi Rama. Një njeri që nuk u bë asnjëherë një menaxher, politikan, burrë shteti jo e jo. Pra janë këto dy modele të dështuara, që padiskutim që misioni i Belindit Rritet akoma më shumë_”-tha Ndoka.

Gjatë fjalës së tij, lideri demokristian, theksoi se sot Tirana është bërë një qytet i pajetueshëm për shkak të ndërtimeve pa kriter, trafikut dhe kostove të jetesës.

Ndoka u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të mbështesin Belind Këlliçin në 14 maj, për të larguar modelet negative të drejtimit të qytetit.

_“Ato e kanë bërë jetën më të vështirë qytetarëve, siç është Tirana. Pse urrehet sot Erion Veliaj? Çdo njeri bën dallimin, ka një trafik më të rënduar, ka ndërtime jashtë kritereve, që gjithësecilit ia ka bërë jetën e mërzitshme, ka arrogancë, nuk ka transparencë, abuzohet me taksat tona. Pra janë gjithë këto modele, që çdo njeri e shikon se Tirana jo vetëm që nuk ndryshuar për mirë, por ka bërë regres, duke na vështirësuar jetën edhe ne”_-u shpreh Nard Ndoka.

Duke falenderuar Partinë Demokristiane dhe anëtarët e saj që e mbështesin në garën për Bashkinë e Tiranës, jo vetëm atë, por të gjithë kandidtët e opozitës, Belind Këlliçi u zotua edhe para demokristianëve, se pas 14 majit do të punojë për realizimin e premtimeve.

Një ndër to, është ai për transportin publik falas, që sipas Belind Këlliçit do t`u lehtësojë jetesën 200 mijë qytetarëve në ditë.

_”Kjo që ndodh me Tiranën është e pafalshme. Ndaj premtimet e mija targetojnë sigurisht, uljen e kostove të jetesës në mënyrë të padiskutuesheme, duke filluar nga një masë që prek 200 mijë qytetarë në ditë. Ua them këtu, nga ky takim me Demokristianët, autobusi pas 14 majit do të jetë falas pa pagesë. Kjo është e realizueshme. A e dini çfarë benefiti është kjo për qytetarët? Janë 200 mijë qytetarë në ditë në Tiranë që përdorin shërbimin e autobusit. Për ato familjet që janë në kushte të vështira ekonomike, për ato familje që u duhet të marrin dy linja urbani në ditë për të shkuar në vendin e punës, kjo masë u kursen 52 mijë lekë në muaj”_-tha Këlliçi.

Para demokristianëve në Tiranë, Belind Këlliçi përsëriti dhe njëherë ftesën për rivalin e tij në këtë garë, kryebashkiakun aktual të Tiranës, Erion Veliaj, për të përballur platformat e tyre për drejtimin e kryeqytetit. “Dhe gjej rastin përsëri këtu nga platforma e Demokristianëve, t`i shtroi dorën për një ftesë Erion Veliajt, për të ardhur në debat publik, për të ardhur këtu me ju, për ta zgjedhur ai vendin, orën, mediat, platformën, pyetjet, çështjet për çfarë të dojë ai. Duke nisur nga edukimi ynë, për të vazhduar te problemet e Tiranës, për të folur për qytetarët”,-u shpreh Belind Këlliçi.

Në fund, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, pati dhe një apel drejtuar gjithë qytetarëve të Tiranës, duke u kërkuar të mos shesin votën apo të intimidohen për shkak të ruajtjes së vendit të punës. Belind Këlliçi tha se 14 maj është një ditë e rëndësishme për të ndëshkuar me votë këdo që vjedh apo tallet me qytetarët.

_“Dhe i bëj një apel nga këtu të gjithë qytetarëve: marrëdhënia me votën duhet të jetë e shenjtë, mos u intimidoni. Unë e di që ka një presion të jashtëzakonshëm  ndaj administratës publike. Unë e di që ka një represion total ndaj atyre që janë në punë për të mos votuar Belind Këlliçin në datën 14 maj. Unë e di që Erion Veliaj po i këron me lista me nga 10 punonjës të gjithë drejtorëve  të tij në Bashkinë e Tiranës për të mbajtur vendin e punës. Po kur të shkoni te kutia e votimit jeni vetëm ju dhe Zoti, askush tjetër. Mos e shisni shpirtin për 50 mijë lekë apo për vendin e punës. Mendoni katër vitet e ardhshme, mendoni të ardhmen e këtij qyteti. I ndëshkoni me votë ato që tallen me ju, i ndëshkoni me votë ata që vjedhin çdo ditë. E nëse Belindi nuk mban premtimet pas 14 majit, ndëshkoni edhe Belind Këlliçin më vonë”_-u shpreh Belind Këlliçi.

Belind Këlliçi prezantoi para anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokristiane, 5 prioritetet e tij për drejtimin e Tiranës, duke vënë theksin te: transporti publik falas, ulja e taksave për biznesin e vogël dhe të mesëm, hapja e nënkalimit te “Sheshi Skënderbej”, ndërtimi i 500 oazeve të gjelbërta apo dhe ndërtimi i shkollave, kopshteve dhe çerdheve në çdo njësi të Tiranës. Edhe në këtë takim, Belind Këlliçi përsëriti premtimin se Teatri Kombëtar do të ndërtohet në vendin ku ishte dhe siç ishte, ndërsa tha se veç tij, do të ndërtohet edhe një tjetër teatër në kryeqytet.

Të Lidhura

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026
Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Dita nis me kthjellime, çfarë pritet të sjellin orët e pasdites?

12 Prill, 2026
Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime
Aktualitet

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime

11 Prill, 2026
Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Aktualitet

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

11 Prill, 2026
Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026
Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026

TË FUNDIT

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”
Bota

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”

13 Prill, 2026

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit

13 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 13 prill 2026

13 Prill, 2026

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com