Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi u shpreh në A-show tek Krasta, se 3 prej prioriteteve që ka ai në këtë fushatë, dhe plani për nesër në qeverisjen e qytetit, kanë të bëjë me; rininë, me luftën ndaj korrupsionit, dhe me cilësinë e jetës.
Bashkia sipas tij i ka mundësitë të ofrojë për të rinjtë shanset që të qendrojnë këtu, të kenë një apartament, e të ushtrojnë një profesion e të ndërtojnë karrierën. Gjë që sot është e pamundur, ndaj dhe të rinjtë po ikin.
Pika e dytë që Kelliçi veçoi ka të bëjë me korrupsionin.
Ai u shpreh se do të qendrojë fort tek transparenca dhe lufta ndaj korrupsionit ne Bashki, gjë qe sipas tij do të sjellë rikthimin e besimit të qytetarëve tek politika dhe institucionet.
Dhe pika e tretë, ka të bëjë me cilësinë e jetës, me disa elemente thelbesore, si, trotuaret, më shumë mundësi për qarkullimin, dhe të tjera gjëra bazike, si uji.
Belindi pohoi se Bashkia i ka të gjithë asetet dhe potencialin t’i realizojë këto objektiva, duhet vetëm vullnet.