Përmes një atmosfere elektrizuese, kandidati i dalë nga primaret për bashkinë e Mirditës, Albert Mëlyshi, ka zhvilluar një takim elektoral në Milano me bashkëqytetarët e tij, teksa u ka folur për nevojën dhe rëndësinë e zgjedhjeve të 14 majit.
Në këtë takim, kandidati Mëlyshi, u prezantoi të pranishmëve disa nga pikat kryesore të programit të tij, ku në fokus janë politikat e nxitjes së punësimit dhe krijimi i mundësive për investime për mirditorët që jetojnë dhe punojnë jashtë dhe që duan të kthehen në vendlindjen e tyre. Mëlyshi vuri theksin tek domsodoshëmria e pejsëmarrjes masive në zgjedhjet e 14 majit si dhe i ftoi emigrantët të kontribuojnë masivisht në këtë proces përmes votëbesimit të tyre.
Përpos vlerësimit dhe pjesëmarrjes së madhe në këtë takim, ra në sy dhe prezenca e ish-deputetit lezhian Eduart Ndocaj, i cili në disktutimin e tij apeloi bashëkombasit për të votuar kandidatin e primareve Albert Mëlyshi, si përfaqësues i denjë i vlerave të krahinës fisnike të Mirditës, si dhe një njeri që mishëron vizion dhe përkushtim për t’i dhënë Mirditës dinjitetin e saj të nëpërkëmbur nga rilindja dhe sekti i pushtetarëve që mbajën peng të ardhmen e vendit.