Nga Agron Prebibaj
Përsonaliteti intelektual në arsimimin mesëm shqiptar!
Mësuesi i të gjithëve, sot profesori i botës intelektuale i cili ka punuar jo pak por 40 vite në arsimin e mesëm, plus 10 vite në botën akademike (arsimi i lartë), duke ja nisur nga shkollat 8 – vjeçare, pastaj drejtuesi e mësuesi më jetëgjatë në Shkollen e Mesme të Përgjithshme në Lekbibaj, shkolla e cila dhuroi më shumë djem e vajza drejt dyerve të Universitetit, të cilët shkëlqyen secili në fakultet apo profesionin e vet; por shkelqimi i prof.Vukaj, vjen si profesor në botën universitare.
Profesori i Gjuhë – Letersi, misioni i mundur për secilin ish nxënës nepermjet metodikës së mësim’dhënjes, duke kulmuar si profesori më i suksesëshem në përcjelljen shkëncore e komunikative për studentët (nxenesit) e tij të cilët shkuan drejt universiteteve.
E kjo është pasuri e thesari i përbashkët mes brezash, mes prof.Frrok Vukaj dhe ish nxënsëve të tij, të cilët përcollën mjeshtërisht kulturen e shqipes së ëmbel, por edhe me ëmbëlsinë e gegnishtes.
Jo të gjithë nxënësit e prof.Frrok Vukaj do ishin në fakultetin e Gjuhes e Letërsisë, por secili në fakultetin e vet ishte me shkëlqim të pasur gjuhësor e shumë i kuptuar me dashuri njerëzore nga bashkë’stutdentët e tij, pasi fjala, biseda e shakaja e secilit të Nikaj-Mërturas ishte e kuptueshme nga secili skaj i Shqiprisë.
Secili nga ne duhet të jemi mirënjohës për përsonalitete të arsimit shqiptar, por veçmas duhet të nderojmë përsonalitet me shkëlqim të cilët kanë ngulitur në mendjen tonë kulturën e dashurinë krijuese, duhet nderuar ata që janë përtej punës së mësim dhënësit, të cilët kapercejnë detyrimin e arsimimit, por kapercejnë e sherbejnë për më tej, sherbejnë në sherbim të atyre që ju sherben sherbesa intelektuale.
Prof.Frrok Vukaj, gjithnjë i pangopur në sherbimin e tij, tashmë në disa vite len pas thesarin me vepra shkencorë e publicistikë, tashmë i vlersuari me çmime lokale kombëtare për veprën e tij ndër vite.
Disa nga titujt e botimeve të prof.Vukaj:
BOTIMET:
*1- “Krenari për vendlindjen”- (triptik për Nikaj-Mërturin), -viti 2006; Shtëpia botuese “Grand Prind”, 290 faqe.
*2- “Tranzicioni dhe shkolla” -(udhëtim në 25 vite),- Maj 2015; Shtëpia botuese “Grand Prind”, 235 faqe.
*3- “Rrugëtim arsimdashës i Tropojës”- (zhvillime, veçori, problematika), -Qershor 2015. Shtëpia botuese “Grand Prind”, 285 faqe.
*4- “Fëmijët dhe adoleshentët me çrregullime në sjellje”- (Përvojë dhe probleme),- (Bashkautor) , Tiranë 2016 ; Shtëpia botuese “Mirgeralb”, 92 faqe.
*5- “Hulumtime dhe studime”-me theks aktual, -qershor 2022 -Botime Çiraku Tiranë, 307 faqe.
*6- “E folmja e kullave të Nikaj-Mërturit”-studim gjuhësor-korrik 2022- Botime Çiraku Tiranë, 348 faqe.
*7- “Publicistika ime, 1969-2022”-Mbresa dhe mesazhe-në shtypshkronjë, 2022- Botime Çiraku Tiranë, 333 faqe.
*8- Po punon për një botim “ Dritëhije udhëtimi”-shënime autobiografike”.
***Mesazhi:
Prof.dr. Tefë Topalli thotë: Prof.Vukaj, “në të gjitha punimet e tij, udhëhiqet nga atdhedashuria e fryma kombëtare, jeton aktivisht me problemet shqetësuese të kohës, duke dhënë drejtpërdrejt kontribute me vlerë për shoqërinë.
Jam i një mendje me vlerësimin e dy personaliteteve të njohura të fushës, Prof.dr.Musa Kraja e Dr.Mujo Buçpapaj, të cilët po i citoj respektivisht”:
– “Autori hyn me qartësi teorike e praktike në historinë e traditën e arsimit, por edhe në probleme e problematika të sotme të arsimit e shkollës…Ai ruan karakterin shkencor të studimit, vërtetësinë e gjykimin objektiv”.
– “Studimi është një dëshmi e aftësive të spikatura të Frrok Vukajt si studiues, psikolog, pedagog dhe hulumtues, që punon me kritere të qarta shkencore, profesionale, duke kapërcyer me sukses ndikimet lokale”!











