InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Voce Zela!

7 Shkurt, 2023
in InfoPress, Të ndryshme
A A
Voce Zela!

Nga Edison YPI

Voce Zela

Shqiptarët do ishin shurdhuar nga ulurimat e kongreseve, urratë e aksioneve, çizmet e parakalimeve, nëse të gjitha këto nuk do t’i hidhte në hale 1 zë i vetëm – Voce Zela.
Voce Zela nuk ka qënë kurrë, lumturi, parti, festival, atdhe.
Voce Zela nuk ka asnjë lidhje me materialitetin, vulgatitetin, banalitetin kriminal të kohës së mënxyrtë.
Voce Zela ka qënë, është, dhe përgjithmonë do jetë, vetëm eter, pasion, shpirt.
Voce Zela nuk ishte diçka që Shqipëria e fitoi kur lindi dhe e humbi kur Voce Zelës zemra i ndali.
Voce Zela, ishte, është, dhe do jetë, një frymë e pashkatërrueshme, Kumt Providencial, Mëshirë Hyjnore, që Shqipëria e ka pasur, e ka, dhe gjithmonë do ta ketë.
Voce Zela është ajo flakëza e qiririt që lëshon atë dritëzën e mistershme që nuk e lë shpresën të asgjësohet, nuk e lë terrin të bëhet krejt i zi, nuk e lë udhatarin të humbi udhën në natën pis të errët.
Voce Zela është ajo arësyeja misterioze që edhe jetës më fatkeqe, i jep një shkak për të qënë deri në fund e dashur.
Kur proletarët ulurinin, fshatarët rënkonin, shkrimtarët shkarravisnin, këngëtarët zhurmonin, të dobëtit spiunonin, të talentuarit vuanin, me talentin e saj gjenial, ndjeshmërinë dhe dashurinë e saj, Voce Zela e pengoi dëshpërimin të bëhej shkatërrimtar.
Për dhjetra vite Shqipëria ka qënë skëterrë dhe shqiptarët ishin skllevër. Por shpresa nuk dha kurrë shpirt. Mes tjerash, falë Voce Zelës.
Për të neutralizuar deridiku efektin vdekjeprurës të helmit që villnin plenumet, kongreset, festivalet, filmat, librat, Zoti u solli Shqipërisë dhe shqiptarëve Zërin e vet, Zërin e Voce Zelës.
E pafundme dhe e mbyllur si Universi, Voce Zela u paksoi shqiptarëve robërinë dhe u shtoi Lirinë.
Kur këndonte Voce Zela, dimrin e ngrohte, beharin e freskonte, dhimbjet i paksonte, sëmundjet i shëronte, shpresën e ngjallte.
Voce Zela ende këndon;
“Psherëtin me zë të Saj, jet’ e trembur se mos vdesi”.

Të Lidhura

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026
Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it
Të ndryshme

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

5 Prill, 2026
“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026
Jurgen Gjoni, një zë i ri që sjell emocion dhe shpresë në poezi
Të ndryshme

Jurgen Gjoni, një zë i ri që sjell emocion dhe shpresë në poezi

31 Mars, 2026
Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë
Të ndryshme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

31 Mars, 2026

TË FUNDIT

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026

8 Prill, 2026

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?
Show Biz

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?

7 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com