Korporata Eletroenergjitike Shqiptare ka hapur portat e shkarkimit të hidrocentralit të Fierzës. Bëhet me dije se KESH ka nisur shkarkimet në Fierzë që prej mesditës së sotme.
Hapja e portave ka ardhur si pasojë e reshjeve të shiut të cilat janë rikthyer mbi territorin e vendit pas disa ditëve me diell, por të shoqëruara me temperatura të ftohta.
Reshjet kanë bërë që të rritet niveli i prurjeve në hidrocentral, duke arritur kuotën maksimale në 288 metra.