Nga Mimoza REXHVELAJ
E dua fort Dhjetorin, sa vjen na e ndez shpirtin e festës, na bënë njerëz më të mirë, më të dashur, më të njerëzishëm.
Ky muaj ka magji..
Ndizen drita e jetës, shpresa lexohet në çdo fytyrë, iku një vit, tjetëri dhe ma mirë!
Në këtë Natë të Shënkollit Dimër, ku kujtohet me lutje shenjtori dhe mrekullit e tij, gjej rastin të uroj nga zemra : mirësi, bekime, dashuri për njëri-tjetër,për të gjithë vëllezërit e motrat e krishterë, bashkë me kremtimet e kësaj nate dhe ritualet e bukura të trasheguara nga të parët tanë, le të ndezim dhe dritat e shpresës, shoqëruar me lutje e dashuri!
Ju ndimoftë kjo natë e madhe! Gëzuar!











