Nga Cristiana TOSKA
Tungjatjeta! 🇦🇱
Një fjalë e jona e vjetër, tashmë e rrallë.
Një mesazh kuptimplotë, i gdhendur në gjuhën shqipe.
Një hartë e vërtetë që më tregon rrugën e saktë për në shtëpinë timë, sepse…
🏔🦅
Atje, matanë malesh të larta,
ndodhet, diku, atdheu im.
Është perlë e Evropës Jugore me sharmin ekzotik: një arkë thesari që zotëron një bregdet të mrekullueshëm dhe një shumëllojshmëri peizazhesh silvanësh dhe malorë.
E gjithë kjo në një tokë kaq të vogël dhe madhështore si Shqipëria.🫶🏼
Pas një ore e gjysmë radhë në doganën e Malit të Zi🇲🇪, udhëtimi në Shqipëri fillon në Alpet Shqiptare -djepi ku ende ekziston “Kanuni” (kodi më i rëndësishëm i së drejtës zakonore shqiptare).
Ato janë quajtur nga banorët “Majat e mallkuara”, me shpate të thepisura dhe kreshta që formojnë maja të mprehta. Është nëngrupi më jugor i zinxhirit të Alpeve Dinarike – këto të fundit ia u përmenda kur ju tregova për Sarajevën (BH) 🇧🇦.
Dhe përgjatë liqenit të Shkodrës arritëm në qytet: pra, në 𝗦𝗛𝗞O𝗗𝗘𝗥.
Shkodrën e vlersoj si një qytet-muze, me një kulturë mijëra vjeçare.
Ku shkollat, arti, monumentet për lirinë, bibliotekat dhe teatri janë provat për ta konsideruar atë si “kryeqyteti moral” i Shqipërisë, djepi i kulturës shqiptare” apo “Firence e Ballkanit”.
Ka shpikur shumë personalitete si shkrimtarë e poetë, piktorë, muzikantë, fotografë dhe artistë që kanë arritur famë ndërkombëtare si
•Luigj Gurakuqi, pedagog, diplomat, deputet, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë;
•Millosh Gjergj Nikolla (i njohur ndryshe Migjeni) shkrimtar,
•Prenk Jakova kompozitor i “Syrin tek qershia” dhe “Margjelo” shumë të njohura si këngë popullore shkodrane;
•dhe nëpër qytet jan të varur në mur fotografitë e bëra nga Pietro Marubi, një personazh i jashtëzakonshëm; arkitekt dhe fotograf italian, iku nga Italia si i mërguar politik dhe përfundoi në Shqipëri, në atë kohë në territorin otoman. Këtu në Shkodër në vitin 1856 hapi studion e parë fotografike shqiptare.
•E shumë personazh të tjerë…
E adhuroj këtë qytet jo vetëm për kulturën e tij magnetik, nuk di si ta përshkruaj, këtu perceptohet një atmosferë e gjallë. Në mbrëmje rrugët e Shkodrës mbushen me njerëz, kryesisht Rruga e bukur Kolë Idromeno (Pedonalja ë Shkodrës) ku gjen muze, dyqane suveniresh, librari të vogla, butikë, akullore e bar kafene cilësore. Dhe mbi të gjitha është qyteti i biçikletave 🚲 .
Le të themi që ka një civilizim të lartë dhe një histori simbolike.
Një vend i modës së vjetër.
Mjafton të emëroj këto dy ikonat – Rozafa dhe Teuta -, figurat e mëdha të lashtësisë dhe qytetërimit labeat dhe Ilir, që e personalizojnë Shkodrën. Pra Shkodra është një zonjë dhe duhet trajtuar si e tillë!
Pasi shfletuam fletët e para që tregojnë mrekullitë idilike rreth Shkodrës, ku dhe muret gjallërohen dhe tregojnë tregime historike të këtij qyteti mijëvjeçar të gdhendur në ato, mjafton të kesh kureshtje dhe të vëzhgosh me kujdes kudo që të shkojnë sytë, këtu përfundon kapitulli në tokën gegë.
Duke vazhduar shfletimin hyjmë në zemër të librit, ose më mirë të them, në zemër të Shqipërisë. Kalojmë nga një Shkodër me një histori mbresëlënëse në një kryeqytet, djepi i historisë moderne e Shqipërisë, si 𝗧𝗜𝗥𝗔𝗡𝗔.
Një qytet plot jetë, arrin të gjesh gjithmonë nuanca sociale që muzetë dhe monumentet shpeshhërë nuk i ofrojnë. Por, një nga monumentet më të rëndësishme dhe simbolik të këtij sheshi të madh – Sheshi Skënderbej, zemra rrahëse e Tiranës – është statuja gjigante kushtuar patriotit shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. I rrethuar nga Hotel Plaza, Kulla e Sahatit dhe Xhamia e Ethem Beut.
Për shijen time është shumë kaotike, por arti i rrugës dhe muralet, të cilët gjenden praktikisht kudo, e bëjnë atë shumë moderne dhe më magjeps. Sharmi i tyre konsiston në rikthimin e jetës dhe ngjyrës në kryeqytetin shqiptar pas vitesh e vitesh vuajtjesh nën regjimin komunist.
Komunizmi, patjetër, ka pasur vitet e tij, por në fund u pa një vezullim drite, u rifitua liria (një e drejtë të patjetërsueshme); e drejta e fjalës dhe e mendimit; e drejta e jetës për të filluar nga e para pas vitesh terrori. Kjo e bëri Tiranën, dhe jo vetëm, të lulëzojë për një moment.
Kështu lulëzuan edhe qytetet e tjera si 𝗣𝗢𝗚𝗥𝗔𝗗𝗘𝗖-𝗜, “qyteti-pasqyrë”, thjesht për faktin se pasqyrohet në liqenin e Ohrit, të cilin e ndan me Maqedoninë 🇲🇰.
Tregohet se ishte destinacioni i preferuar turistik i prindërve të perandorit romak Justinian.
Dhe unë që jam një ëndërrimtare, ky vend me magjeps, sepse aq përrallor!
Stili im princëror, me fustan të gjatë, i përshtatet në mënyrë të përkryer Pogradec-it, qyteti elegant buzë liqenit.
Me sy ëndërrimtarë dhe si rosa pas uj-it ⛲️, udhëtojmë drejtë një tjetër qytet, po aq elegant!
E gjetët se ku do vemi?
Kësaj rradhe mbërritëm në 𝗞𝗢𝗥𝗖̧𝗘̈.
Çfarë dashurie është ky qyteti i serenatave, bre! 😍
Në çdo ditë të vitit ky vënd percjell vetem art, kulturë, qytetari, finesë, tradita dhe sensi për të bukurën që ndërthurren në mënyrë kaq harmonike!
Korça është një vend të cilin e ndjej se i përkas.
Jo si vendlindje, por sigurisht për gjakun që rrjedh në venat e mia.
Këtu janë rrënjët e mia, ku buron historia e familjes sime, identiteti im.
Është shtëpia ime e dytë.
Vemi nga vemi… po në Korçë na mbetet zemra! 🥰
Ca në Korçë e ca ne Hoçisht, shfrytëzuam rastin të ndalemi këtu për një çast. Nuk largohem nga Shqipëria pa ardhur të paktën një herë në këtë fshat të vogël pranë Bilishtit, më pamje si Toskanë me vreshta e fusha me mollë. Një vend i shenjtë që ta lehtëson shpirtin! 🙏🏼
Do më mungojë gjithçka e këtij vendi: aromat, ngjyrat, gjithçka që i përket.
Sepse dihet që aromën e vendit tonë e kujtojmë kudo, por e njohim vetëm kur jemi larg. ♥️
Dhe unë mezi pres të kthehem sa më parë!
Kështu përfundon faqja e fundit e kapitullit në tokën toskë për këtë vit; gjithashtu dhe Shqipëria është Shteti i fundit ballkanik ku kemi udhëtuar.
Aq shumë bukuri, histori, dhimbje dhe dashuri të ofron ky vend! Kush thotë se nuk ka çfarë të vizitosh në Shqipëri, rekomandoj të udhëtojë dhe sigurt mendjen do ta ndërrojë.
Me lot në sy e me zemër të gëzuar i themi lamtumirë Shqipërisë dhe kthehemi në shtëpi, drejt Evropë-s, në vise të tjera të largëta.
Me siguri e keni marrë me mend se në cilin Shtet, le ta zbulojmë sa më shpejt atëherë!
🗺🧳✌️☺️
Mirupafshim! 🙋🏻♀️
-Cristiana