E mërzitur dhe e vetmuar është shfaqur në publik Shakira pas publikimit të fotos që zyrtarizon lidhjen e ish të fejuarit Gerard Pique me të dashurën e tij të re, një studente 23-vjeçare nga Barcelona.

Sipas mediave iberike, këngëtarja kolumbniane është zemëruar shumë me gjestin e numrit 3 për të dalë publikisht me bionden studente në administrim biznesi. Këngëtarja që u nda nga Pique në qershor, ka nënshkruar një marrëveshje me lojtarin ku kërkohet që çdo zhvillim në jetën private të mbahet sekret për të paktën 1 vit në mënyrë që të mos dëmtohet imazhi i saj por mesa duket, Pique nuk e ka respektuar.
Momentalisht Shakira dhe Pique po punojnë për të ndarë në mënyrë të barabartë pasurinë e tyre me vlerë 350 milionë euro përfshirë edhe një avion privat dhe banesën me vlerë 8 milionë euro.













