InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Rustem Gjata, ka dënuar me vdekje priftin Shkodran Hil Gjergj Gjoni

11 Gusht, 2022
in Artikuj, InfoPress
A A
Rustem Gjata, ka dënuar me vdekje priftin Shkodran Hil Gjergj Gjoni

Për 32 vite me radhë, si askush tjetër, Sali Berisha ka përdorur kartën e anti-komunizmit, në funksion dhe për llogari të pushtetit, duke shantazhuar dhe bashkëpunuar me bashkëpunëtorë të ish Sigurimit të Shtetit, bijtë e xhelatëve dhe figurave të regjimit komunist, të cilët kanë dhënë dënime kapitale për motive politike. Ndërsa ditën, për tre dekada, ka sulmuar regjimin komunist dhe ish Sigurimin e Shtetit, Sali Berisha kundërshtoi ligjin për hapjen e dosjeve që në vitin 1992, deformoi më pas çdo ligj për hapjen e dosjeve, i konsideroi në ’91 të përndjekurit politikë si llumi i shoqërisë dhe ish të përndjekurit politikë u vetëdogjën të gjallë dhe hynë në greva urie vetëm gjatë dy pushteteve të tij.

Sot Berisha kujtoi poetin Havzi Nela, i ekzekutua me varje 34 vite më parë në qendër të Kukësit, duke shënuar një nga krimet e fundit të regjimit komunist në shkërmoqje e sipër. Berisha tha se Havzi Nela u vra për fjalën e lirë, duke akuzuar se ekzekutimi i tij është firmosur nga Ramiz Alia dhe Kristaq Rama, babai i Edi Ramës, për të cilin tha se duhet të kërkojë falje. Pse Sali Berisha, dy herë non grata, përdor herë pas here edhe poetin e ndjerë për politikë?!

Në vitet 2019-2021, Çlirim Gjata ka qenë Sekretar i për Çështjet Zgjedhore të Partisë Demokratike. Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, Gjata ishte kandidat për deputet i PD-së, ku mori vetëm 449 vota në Tiranë. Pas ndarjes Basha-Berisha, Çlirim Gjata u rreshtua në krahun e Sali Berishës dhe Foltores. Gjata sot është një nga ‘avokatët’ më të flaktë të Berishës dhe kundër vendimeve të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe për shpalljen e Berishës non grata.

Çlirim Gjata është i biri i Rustem Gjatës, ish gjyqtar famëkeq i regjistrimit komunist. Përpos të tjerëve, siç edhe konfirmon ky dokument, Rustem Gjata, në 4 shtator të vitit 1973, ka dënuar me vdekje priftin shkodran Hil Gjergj Gjoni, me akuzën e agjitacionit dhe propagandës. Sipas Rustem Gjatës, prifti Hil Gjoni kishte sharë udhëheqësit e partisë, urrente regjimin, kryente rite fetare dhe donte Papën e Vatikanit. Ky, sipas Rustem Gjatës, ishte një krim i rëndë që duhej të dënohej me vdekje.

Në vendimin e dënimit kapital të Hil Gjonit, firmosur nga Rustem Gjata, thuhet se Gjoni ‘ka kryer veprime të ndryshme me karakter fetar si mesha, pagëzime, rrëfime etj., duke marrë në çdo rast shpërblime të ndryshme në të holla ose në sende të luajtshme… Ai ka agjituar dhe propaganduar për një kohë të gjatë kundër pushtetit popullor, të cilin ai e ka urryer vazhdimisht. Ka sharë udhëheqësit tanë dhe ka shprehur dëshirën se, për të kishte mundësi, do t’i vriste të gjithë… Personaliteti i tij është shumë i keq, armik i vendosur, që e quan veten fajtor vetëm se nuk ka bërë më shumë kundër pushtetit popullor, si gjatë hetimit paraprak të çështjes dhe gjatë gjykimit ka mbajtur një qëndrim shumë të keq…

Ai ka pranuar të tradhtojë atdheun vetëm e vetëm t’i shërbyer Papës në Vatikan si ‘përfaqësues i Zotit në tokë  dhe si i vetmi persona që kujdeset për çlirimin e popujve dhe t’u dhënë atyre çdo të mirë’… Kjo është arsyeja që gjykata, duke marrë parasysh pasojat e rënda që kanë sjellë veprat e kryesja prej tij, si edhe personalitetin e tij shumë të keq, e ka dënuar këtë me vdekje…”.

Berisha e bëri Rustem Gjatën deputet dhe anëtar të Kushtetueses 

‘Xhelati’ i diktaturës që kishte dënuar njerëz me vdekje vetëm se kishin sharë dhe urrenin partinë, u shpërblye nga Sali Berisha, fillimisht si deputet i Partisë Demokratike, më pas anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe më pas kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Sali Berishës nuk i interesonte shumë nëse ishe spiun apo xhelat i regjimit, mjafton t’i shërbejë atij dhe pushtetit të tij, madje sigurimsat dhe xhelatët ishin më të dobishëm për Berishën, pasi i mbante më lehtësisht në rresht, për shkak se mund t’i shantazhonte.

Pasi kishte çuar priftin në botën tjetër, Rustem Gjata u shfaq në Kuvendin e pararë pluralist në vitin 1992, si deputet i Partisë Demokratike, madje mjaft aktiv. Në pesë maj 1992, Partia Demokratike e propozoi Rusten Gjatën si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Më pas Rustem Gjata do të zgjidhej kryetar i Gjykatës Kushtetuese për një periudhë 3-vjeçare.

Kur u zgjodh anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata ishte deputet i Partisë Demokratike si dhe ishte angazhuar në hartimin e ligjit për Gjykatën Kushtetuese, si anëtar i Komisionit të Ligjeve. Tashmë Sali Berisha do të vendoste në krye të drejtësisë njeriun që kishte dënuan me vdekje priftin Hil Gjergj Gjoni, ndërkohë që nëpër podiume hidhte akuza ndaj xhelatëve të diktaturës për llogari të pushtetit. Sot, i biri i Rustem Gjatës, Çlirim Gjata, si për ironi akuzon Britaninë e Madhe dhe SHBA-të se janë blerë për të shpallur non grata Sali Berishën!

Të Lidhura

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve
Artikuj

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve

12 Gusht, 2025
Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje
Artikuj

Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje

3 Gusht, 2025
Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës
Artikuj

Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës

3 Gusht, 2025
Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene
Artikuj

Qasjet më të mira psiko-sociale të sëmundjeve kancerogjene

18 Korrik, 2025
Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025
ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër
Artikuj

ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër

11 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Viti i ri shkollor me rregulla të forta: Ndalohen celularët, bullizmi në “shënjestër” 
Sociale

Viti i ri shkollor me rregulla të forta: Ndalohen celularët, bullizmi në “shënjestër” 

24 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 24 gusht 2025!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 24 gusht 2025!

24 Gusht, 2025

Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…
Politikë

Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…

23 Gusht, 2025

Ylli Limani, sërish thirrje Florit Mumajesit: Kthehu në muzikë, të duam dhe na mungon!
Show Biz

Ylli Limani, sërish thirrje Florit Mumajesit: Kthehu në muzikë, të duam dhe na mungon!

23 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com