Nga Luçiano Boçi
Përshëndes vendimin e sotëm të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, që pranoi propozimin e Francës për të zgjidhur përfundimisht mosmarrëveshjet me Bullgarinë, duke ndezur më në fund dritën jeshile për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.
Fatmirësisht kjo ditë erdhi, ndonëse Shqipëria dhe shqiptarët e kanë merituar prej vitesh Bashkimin Europian! Pa sjelljet bllokuese të Edi Ramës dhe qeverisjen e tij nën shoqërinë e krimit, kjo ditë do të kishte qenë e prekshme kohë më parë. Megjithatë t’i gëzohemi këtij vendimi historik dhe të jemi falenderues Bashkimit Europian që nuk dëshiroi kurrë të anashkaloi nga rrugëtimi europian Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut!
Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet forca që do të mbajë të pacënueshme aspiratat dhe marrëdhënien e ngushtë me Bashkimim Europian 🇦🇱🇪🇺 dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës 🇺🇲











