InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Raporti: Vetëm 29% e adoleshentëve ndjehen shpresëplotë për të ardhmen. 41% e të rinjve kanë raportuar se nuk zotërojnë aftësitë që iu duhen për të arritur synimet për të ardhmen

8 Korrik, 2022
in InfoPress, Lajme, Sociale
A A
Raporti: Vetëm 29% e adoleshentëve ndjehen shpresëplotë për të ardhmen. 41% e të rinjve kanë raportuar se nuk zotërojnë aftësitë që iu duhen për të arritur synimet për të ardhmen

Festivali i Rinisë 2022 – 41% e të rinjve kanë raportuar se nuk zotërojnë aftësitë që iu duhen për të arritur synimet për të ardhmen dhe zhvillimin e tyre.

Gjetjet e raportit të realizuar nga World Vision Albania në Korrik të 2021-it, në 13 bashki të Shqipërisë me 977 të rinj të moshës  12-18 vjeç, ka zbuluar gjithashtu se vetëm 29% e adoleshentëve ndjehen shpresëplotë për të ardhmen e tyre.

Për të adresuar këto shqetësime dhe të tjera, dhjetëra përfaqësues të adoleshentëve dhe të rinjve nga 9 Bashki të Shqipërisë janë takuar në Korçë në Festivalin e Rinisë 2022 “Të Rinjtë Përgatiten për Mundësi dhe Mirëqenie”. Ata kërkuan zgjidhje për problemet që i shqetësojnë në komunitetet ku jetojnë dhe nuk ngurruan t’i japin jehonë disa prej çështjeve kryesore që po përballen në ditët e sotme në familje, komunitet dhe shoqëri.

Përgjatë 2 ditëve, 30 Qershor dhe 1 Korrik, të rinjtë nga gjithë Shqipëria patën mundësinë të bashkëbisedojnë, të mbajnë përgjegjës përfaqësuesit e institucioneve për premtimet e dhëna një vit më parë, por njëkohësisht të venë theksin në problematikat dhe nevojat që brezat e rinj kanë në ditët e sotme.

Ky edicion i 6-të i Festivalit të Rinisë 2022 solli një frymë inovative dhe u konceptua si një platformë ku të rinjtë advokojnë dhe kërkojnë zgjidhje për çështjet që kanë ata dhe komunitetet e tyre. Në të njejtën kohë, zgjerojnë rrjetin e njohjeve, eksplorojnë mundësitë e reja që ofrohen për ta në treg, por dhe argëtohen.

Dita e pare e Festivalit kombinoi aktivitetet sportive me mesazhet avokuese për përfshirjen sociale dhe gjinore të fëmijëve dhe të rinjve. Të rinjtë nga bashkitë Dibër, Shkodër, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Durrës, Librazhd, Maliq dhe Korçë realizuan një sërë aktivitetesh sportive për të rritur ndërgjegjësimin mbi pabarazitë gjinore dhe përjashtimin social në mjedisin shkollor dhe në komunitet.

Dita e dytë nisi një buqetë aktivitetesh interaktive, duke krijuar hapësirën e nevojshme për shkëmbim idesh dhe dialogu me politikëbërësit në nivel qendror dhe lokal; me bizneset dhe organizatat që mbështesin aftësitë e shekullit të 21-të, mundësitë për punësimin e të rinjve, por edhe pjesëmarrjen e tyre në programe e nisma që i ndihmojnë për të ardhmen.

Familja, komuniteti, shoqëria dhe ambienti që i rrethon të rinjtë ndikon në mënyrën se si ata e perceptojnë realitetin, ndaj ata kërkojnë më shumë mundësi për zgjidhjen apo minimizimin e problematikave që kanë, si mjet që i ndihmon në arritjen e qëllimeve që kanë për të tashmen dhe të ardhmen.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Të Lidhura

Në 4 vitet e fundit u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare
Sociale

Në 4 vitet e fundit u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare

7 Tetor, 2025
“SHAKAJA” E RAMES/ Mediat ruse: Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s tallet me gafat e presidentit amerikan!
Lajme

“SHAKAJA” E RAMES/ Mediat ruse: Kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s tallet me gafat e presidentit amerikan!

5 Tetor, 2025
Ousmane Dembele shpallet fitues i Topit të Artë 2025!
Sociale

Ousmane Dembele shpallet fitues i Topit të Artë 2025!

23 Shtator, 2025
Viti i ri shkollor me rregulla të forta: Ndalohen celularët, bullizmi në “shënjestër” 
Sociale

Viti i ri shkollor me rregulla të forta: Ndalohen celularët, bullizmi në “shënjestër” 

24 Gusht, 2025
HISTORI NJERËZORE/ Braktis profesionin elektriçist IT në Indi, bëhet çoban në Shqipëri
Sociale

HISTORI NJERËZORE/ Braktis profesionin elektriçist IT në Indi, bëhet çoban në Shqipëri

16 Qershor, 2025
Msc.Marsela Lekli, Psikologe/ Psikoterapiste: “Një heshtje që bërtet fort – Gjendja e shëndetit mendor dhe rritja alarmante e vetëvrasjeve”
Sociale

Msc.Marsela Lekli, Psikologe/ Psikoterapiste: “Një heshtje që bërtet fort – Gjendja e shëndetit mendor dhe rritja alarmante e vetëvrasjeve”

11 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Trump komplimenton Melonin: Je e re dhe e bukur, nuk do të guxoja ta thoja këtë në Amerikë
Bota

Trump komplimenton Melonin: Je e re dhe e bukur, nuk do të guxoja ta thoja këtë në Amerikë

14 Tetor, 2025

Olta Gixhari tregon për herë të parë çfarë ka ndodhur me syrin e saj: Po kaloj një problem shëndetësor
Show Biz

Olta Gixhari tregon për herë të parë çfarë ka ndodhur me syrin e saj: Po kaloj një problem shëndetësor

14 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 13 tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 13 tetor 2025

13 Tetor, 2025

Dalin PAMJET nga ceremonia e dasmës magjike/ Princ Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë dashurinë në martesë
Show Biz

Dalin PAMJET nga ceremonia e dasmës magjike/ Princ Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë dashurinë në martesë

12 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com