Një ditë pas protestës kreu i PD-së, Sali Berisha, do të vijojë sot agjendën e përjavshme, siç është dhe konferenca që bën çdo të premte me gazetarët.
Mësohet se konferenca do të nisë në orën 12:00, ashtu si për çdo javë.
“Mirëmëngjes miq, pas protestës madhështore mbrëmë, ju ftoj të më ndiqni në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, sot në orën 12.00”, shkruan Berisha në postimin e tij në rrjetet sociale.
Kujtojmë që dje për rreth 2 orë opozita, e mbështetur nga mijëra qytetarë, ‘zbarkoi’ në shesh para Kryeministrisë.
Nga ana tjetër kryeministri Rama u ‘arratis’ drejt Vlorës, ashtu siç ndodh zakonisht sa herë që në Tiranë ka protestë.










