Gazetari Mustafa Nano tha pasditen e sotme në studion e lajmeve në MCN Tv se kishte një numër të pakët protestuesish në protestën që po zhvillohet para kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe çmimeve të tjera. Ai tha se atje duhet të shkojnë ata mijëra njerëz që e vuajnë këtë situatë.
Përsa i përket konferencës së antikorrupsionit dhe deklaratave të Kim, Nano tha se pret që korrupsionin ta luftojë sistemi i drejtësisë dhe jo qeveria.
Këtu ne presim që korrupsion ta luftojë qeveria. Qeveria është enti që prodhon korrupsion, nuk mund ta luftopjë qeveria.
Korrupsionin e luftojnë struktura të tjera, që ose janë qeveritare dmth zgjidhen nga qeveria ose nuk janë fare qeveritare siç është sistemi i drejtësisë. Kjo është pjesa. Pres ta luftojë sistemi i drejtësisë.











