– Këto janë pamjet që vijnë nga Borodianka, aty ku kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij, Dritan Abazoviç panë më nga afër pasojat e luftës. I veshur me të zeza dhe me syze, Rama shihet i fokusuar në atë se ç’ka ndodhur në qytet, pas sulmeve të ushtrisë ruse. Abazoviç shkruan në ‘Twitter’ se bashkë me Ramën, janë dëshmitarë të asaj që la pas lufta e disa muajve.
POSTIMI I ABAZOVIÇ:
Menjëherë pas mbërritjes sonë, ne vizituam #Borodianka , një qytet i shkatërruar në fillim të pushtimit. Jemi dëshmitarë të kërdisë së shkaktuar nga lufta. Ne lutemi për paqe së bashku me@ediramaal duke qëndruar fort me qytetarët e #Ukrainës.











