Në konferencën e sotme kundër korrupsionit ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka lëshuar një mesazh shumë të qartë duke iu drejtuar shqiptarëve “Jeni në një moment kritike të historisë tuaj, duhet të vendosni në çfarë rruge do të shkoni, përpara apo do të ecni pas. Kush do ta zotërojë vendin tuaj, do të jetë krimi i organizuar dhe oligarkët, apo do të jenë njerëzit normal që edhe kanë mundësinë për të zotëruar prona dhe për të zhvilluar prona dhe për tu bërë të pasur. Ju duhet ta vendosni.”
Fill pas kësaj deklarate që mediat pranë qeverisë Rama e anashkaluan dhe e zhdukën mes qindra lajmeve reagoi dhe Foltorja përmes Edi Palokës. Ish nënkryetari i PD-së së drejtuar nga Basha dhe aktualisht deputet sulmoi Yuri Kim dhe njëkohësisht kolegët e tij në PD. Sipas Palokës reagimet e deputetëve të PD kundër oligarkëve dhe kapjes së shtetit nga korrupsioni janë hiç asgjë nëse nuk sulmohet dhe Yuri Kim.
Po përse e sulmon Foltorja ambasadoren Kim? Përgjigjen e gjeni tek sulmi që përfaqësuesja e SHBA i ka bërë oligarkisë në mënyrë të drejtë për drejtë. Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë mohuar jo vetëm oligarkinë por edhe sulmet ndaj tyre përkundrazi ato kanë bashkuar forcat dhe kanë mundësuar pengimin e deputetëve të PD për ngritjen e komisioneve hetimore si ai i investitorëve strategjikë.
Aktualisht grupi deputetëve të PD po sulmon bordin e oligarkëve të naftës ndërsa Foltorja e drejtuar nga Sali Berisha po qep gojën. Bashkëjetesa Berisha me oligarkinë është një fakt pasi siç edhe pohohet nga eksponentë të Foltores dhe mbrojtës të saj janë këto oligarkë që kanalizuan miliona euro fonde në shërbim të Berishës dhe lëvizjes së tij anti-amerikane.











